Transformimi total i DRSHTRR Vlorë!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon transformimin rrënjësor të çdo dege e zyre ku marrin shërbime qytetarët shqiptarë! E nuk mund të mbetej pas edhe Qarku i Vlorës, i cili prej kohësh në tërësi ka p/suar një rilindje urbane e infrastrukturore.
Investimi në rehabilitimin e plotë dhe sipas standardeve më të mira të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, mundëson kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për drejtuesit e mjeteve. Qendra e re e kontrollit teknik të mjeteve në Vlorë gjithashtu ka pajisje të reja dhe teknologjike për identifikimin teknik dhe fizik të mjeteve. Tashmë shërbehet në kushte dinjitoze, 36,622 mjeteve rrugore aktive dhe 58,383 drejtuesve të mjeteve të bashkive Vlorë, Selenicë, Himarë. Gjatë vitit 2021 në këtë drejtori u kryen 133,428 shërbime. DPSHTRR do të vijojë me përmirësimin e strukturave pritëse për qytetarët, për çdo Drejtori Rajonale por edhe në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit, e rritjen e performancës në tërësi të entit.
 
Video: 

Transformimi i DRSHTRR Vlorë!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”