ULET me 60% tarifa e kartave të Tahografit!

You are here

Tjetër lajm i mirë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë! Nga  data 1 Qershor 2022 ulet me 60% tarifa e kartave të Tahografit, duke u bërë 40 Euro nga 100 Euro që kushton aktualisht! Bëhemi vendi me tarifën më të ulët në rajon dhe në Europë ku përkatësisht tarifat janë: (Franca 65 Euro, Maqedonia e Veriut 70 Euro, Mali i zi 60 Euro, Sllovenia 55 Euro, Irlanda 65 Euro, Greqia 150 Euro).
~5,000 përfitues në vit! Ky vjen si një lajm i mirë edhe për të gjithë transportuesit kosovarë. Ulet koha e dorëzimit nga mbi 30 ditë në 10 ditë, falë rikonceptimit të shërbimit dhe praktikës së prodhim/dorëzimit. ~2 milionë Euro në vit do t'i rikthehen transportuesve rrugorë nga ulja drastike e tarifës dhe nga rritja e ditëve të punës për përfituesit. Kjo ulje vjen falë fuqizimit të Automotorizimit Shqiptar! Diferenca e kostos do të përballohet nga të ardhurat e entit dhe nga shërbimet risi në tërësi gjatë 4 viteve të fundit. Vizioni ynë është të ulim kostot për sektorët jetik të transportit rrugor që janë shumë të ekspozuar me krizën globale të çmimeve që pason fazën e zgjatur të pandemisë nga Covid-19!