Vijojnë punimet për transformimin rrënjësor të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës!

You are here

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, si edhe të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për një transformim rrënjësor, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!

Me premtimin që në vizitën tuaj të ardhshme pranë kësaj Drejtorie Rajonale dhe Qendrës së Kontrollit Teknik, ju do të merrni shërbim në një ambient të munguar prej kohësh, kërkojmë mirëkuptim për situatën aktuale provizore të punimeve!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”