Vijon aksioni i DPSHTRR në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task Forcën e Transportit Rrugor (MIE) me makinat inteligjente të DPSHTRR!

You are here

DPSHTRR në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task Forcën e Transportit Rrugor (MIE) vijojnë aksionin e përbashkët për të evidentuar mjetet që qarkullojnë në kundërshtim me aktet ligjore, konkretisht mjetet debitore (pa paguar taksat), mjetet pa kontroll teknik dhe pa siguracion të vlefshëm!

Makina Inteligjente e DPSHTRR-së, ka skanuar 12,362 mjete nga të cilat janë zbuluar 1,632 mjete rrugore debitore mbi taksën (TVMP) dhe pa kontroll teknik të vlefshëm!

Masa konkrete u morën nga Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor, sipas legjislacionit në fuqi, ku u mbajtën akt konstatimet me masa administrative dhe tërheqje të lejes së qarkullimit, për të gjitha mjetet e konstatuara në qarkullim në shkelje të dispozitave ligjore!

Ditën e djeshme, u evidentuan 12 mjete të llojit autobuz të linjave rrethqytetëse të kryeqytetit, të cilët qarkullojnë pa kontroll teknik të vlefshëm, duke cënuar sigurinë rrugore, me norma të larta ndotjeje dhe në kundërshtim me detyrimin për garantimin e kushteve komode dhe teknike për udhëtarët që përdorin transportin publik si alternativë udhëtimi! U ndëshkuan menjëherë me masë administrative, masë plotësuese tërheqje e lejes së qarkullimit, si dhe detyrimin për tu paraqitur menjëherë pranë Qendrave të Kontrollit Teknik, për të kryer kontrollin teknik!

Ky aksion do të vijojë në mënyrë të pandërprerë me synim urgjent të ndërgjegjësimit publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor, me theks të veçantë sigurinë rrugore dhe rritjen e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”