Vijon Edukimi Rrugor në Këndin Statik Të Vlorës!

Data e lajmit: 04 Apr 2022

Buzëqeshje të dashura nën "hijen" e kokores mbrojtëse, teksa mësojnë për rregullat e Sigurisë Rrugore, në Këndin Statik në qytetin e Vlorës. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor vijon të mësojë aktivisht brezin e ri, si përdorues të ardhshëm të rrugës e si kontribues në vijim, pse jo, të politikave rrugore! Fëmijë të edukuar, e ardhme e siguruar!