Vizitë Audituese e Përfaqësuesve të Certifikuesit Ndërkombëtar TÜV RHEINLAND në DPSHTRR

You are here

Në funksion të Certifikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me Standardin EN ISO 9001: 2015, u zhvillua vizita audituese e përfaqësuesve të certifikuesit ndërkombëtar TÜV RHEINLAND.

Njerëzit dhe kompanitë anembanë globit i kanë besuar grupit "TÜV Rheinland" që nga viti 1872. Për 150 vjet, "TÜV Rheinland" shquhet për reputacion të lartë në garantimin e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit në lidhje me praktikat e proceset për njerëzit, mjedisin dhe teknologjinë. Grupi "TÜV Rheinland" është gjithashtu një nga ofruesit kryesor të shërbimeve e inspektimeve teknike në mbarë botën. Me seli qendrore në Këln të Republikës Federale të Gjermanisë, TÜV Rheinland punëson 19,320 njerëz në 500 qendra, të 69 vendeve të globit.

Procesi i certifikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor kaloi në dy faza:

  • Faza e parë (ekzaminimi i dokumentacionit) - Inspektorët e organit certifikues TÜV RHEINLAND kanë verifikuar që dokumentacioni plotëson kërkesat e ISO 9001.
  • Faza e dytë (auditimi kryesor) - Këtu, inspektorët kanë kontrolluar nëse aktivitetet janë në përputhje me ISO 9001, duke ekzaminuar dokumentet, të dhënat dhe praktikat e menaxhimit.

Në konkluzion, TÜV RHEINLAND dha pëlqimin dhe miratimin që DPSHTRR plotëson kërkesat e Standardit EN ISO 9001: 2015, duke i dhënë dritën jeshile certifikimit.

Mirëadministrimi 2019-2022; rimëkëmbja e shërbimeve të transportit rrugor dhe transformimi rrënjësor i Automotorizimit Shqiptar përmes investimeve në infrastrukturë fizike e në sisteme operative, pajisje e logjistikë, kushte pune e shërbimi për ekipin dhe qytetarët; konsolidimi organizativ e ekonomik i entit; pasoi, nga një batak i errët ku gjendej ky ent deri në vitin 2018 (aq më rëndë Kontrolli Teknik deri në fund të vitit 2020), në një shërbim publik të denjë, që kalon me meritë në nivelin e certifikimit të suksesshëm për standardet ndërkombëtare.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”