VoxPop / Qytetarët shprehen pozitiv për shërbimin e kontrollit teknik në DRSHTRR Durrës

Data e lajmit: 18 Aug 2022

Qytetarët shprehen pozitiv për shërbimin e Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, ku janë zgjatur oraret e rezervimit për ditët, e hënë - e premte: 08:00-18:00 dhe ku  është shtuar shërbim edhe ditën e shtunë: 08:00-13:00.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ofron një ndihmesë në rezervimin e kontrollit teknik në Qendren e Kontrollit Teknik në  Tiranë (NSHRAK, Fushë-Prezë), Durrës, Elbasan dhe Korçë, përmes kontaktit direkt (edhe Whatsapp) me zyrën e informacionit tonë në numrin: +355 68 80 15 833

Ky kontakt shërben për rastet kur nuk funksionon rezervimi përmes platformës e-Albania.

Oraret e rezervimit për këto qendra: e hënë- e premte: 08:00-18:00 dhe  e shtunë (vetëm për QKT Tiranë dhe Durrës): 08:00-13:00

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke ju falenderuar për mirëkuptimin, lutet të mos paraqiteni në Qendrat e Kontrollit Teknik pa rezervuar orar shërbimi.

Për ritestimet nuk kërkohet rezervim orari.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: 

https://www.youtube.com/shorts/O5M_TQUZQ8Y