Western Balkan Innovation Summit!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte pjesëmarrëse në Western Balkan Innovation Summit, organizuar nga Western Balkans University për të diskutuar mbi Inovacionin dhe Revolucionin Digjital. Eksperienca, suksesi në shumë lehtësime e shpejtime shërbimesh, kosto-efektiviteti në përmirësim konstant, rekordet historike si performancë në çdo sektor e mirëadministrimi nuk do qenë realitet pa investimet strategjike në informatizim, sisteme operative e zhvillime programesh si asnjëherë më parë. Me ndikim direkt tek qytetarët dhe rendimenti në rrjedhën e punës dhe në eficencë, enti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor sot është një ndër entet që udhëheqin me inovacionin, digjitalizimin, informatizimin, si shembull në Shqipëri dhe në rajon. Kënaqësi, pjesëmarrja si pjesë e panelit, me profesorë dhe akademikë të shquar.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”