Z. Gledis Nano- Folës i Forumit Siguria Rrugore

You are here

Forumi i Sigurisë Rrugore do t’u sigurojë pjesëmarrësve një kuptim praktik se si mund të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe në rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje me rëndësi të madhe publike.

Një nga folësit e Forumit mbi Sigurinë Rrugore, do të jetë Z. Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Z. Nano është diplomuar në Akademinë e Policisë, ku i është dhënë titulli Specialist i Lartë i Policisë në vitin 2002. Gjatë viteve 2016 - 2021, ka shërbyer në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit, duke mbajtur gradën policore Drejtues i Parë.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.automotivefairalbania.al


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga