Zëri Yt Dëgjohet!

You are here

Për shkak të fluksit të lartë të shërbimeve me domosdoshmëri prezence fizike të qytetarëve në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, këta të fundit kanë rritur vigjilencën, kontrollin, angazhimin dhe monitorimin krah për krah me qytetarët, për të marrë përshtypjet e tyre në kohë reale, dhe për të përmirësuar performancën e stafit.

Sipas monitorimeve në terren dhe përmes telefonatave, rreth 98.3% e qytetarëve të anketuar, kanë mbetur të kënaqur, dhe brenda 30 minutave, 89.5% e tyre kanë marrë shërbim, pa pritur orë të gjata në radhë. 

Anketimi vijon edhe në sektorë të tjerë, sipas përparësive dhe riskut, reagimeve dhe ankesave që merren!

Vizitoni faqen e Zëri Yt Dëgjohet për më shumë informacion: https://www.dpshtrr.al/kontaktoni/zeri-yt-degjohet


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”