Znj. Lira Pipa Folëse në Forumin e Karrierës në Automotive Fair Albania

Data e lajmit: 13 Jun 2022

Përballë një paragjykimi për institucionet shtetërore, sfidohemi nga shembuj suksesi të të rinjve në karrierë, të cilët zgjedhin të kontribuojnë për një të mirë publike në vendin e tyre.

Znj. Lira Pipa është Drejtoreshë Kabineti në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Përgjatë veprimtarisë së saj në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej vitit 2019 është angazhuar në organizimin e nismave të shumta edukative mbi sigurinë rrugore, projektin "Retro"për rijetëzimin e koleksionit të mjeteve historike shqiptare, programet menaxheriale për burimet njerëzore, si dhe përmirësimin e shërbimeve përmes komunikimit e marketingut digjital.

Ejani të dëgjoni një shembull pozitiv dhe përqasje ndryshe ndaj punës në shtet, në datë 19 Qershor, ora 12:00.

Për të lexuar programin e plotë të forumeve në Autpmotive Fair Albania: www.automotivefairalbania.al