20 vjet DPSHTRR

Mbi 1 shekull automotorizim shqiptar në RETROspektivën e aktiviteteve jubilare!
N’GAZ na mblodhi në 1-3 Nëntor për t’u parë mes mjeteve historike e festës së 20-vjetorit të DPSHTRR, në vitin e rimëkëmbjes dhe kthesës drejt modernizimit radikal të shërbimeve të transportit rrugor!
 


DITA I - 1 Nëntor

Pallati i Brigadave

Festa e 20-vjetorit të DPSHTRR në kuadër të 105-vjetorit të automotorizimit shqiptar si dhe themelimi i Regjistrit Zyrtar të parë të Mjeteve Historike. N'GAZ mblodhi së bashku qindra kolegë të administratës së DPSHTRR-së dhe MIE-s, koleksionistë shqiptarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë kufijve, pasionantë të historisë dhe artit e kulturës! Mjete historike, instalacion arkivash, dokumente e artefakte shekullore të automotorizimit në Shqipëri, muzikë Swing & Jazz, biseda të ngrohta e foto të bukura mes miqsh, na shoqëruan në mbrëmjen e #1Nëntorit në Pallatin e Brigadave.


DITA II - 2 Nëntor

Sheshi “Skënderbej”

Parada e koleksionit shqiptar RETRO të mjeteve historike nga Pallati i Brigadave drejt sheshit “Skënderbej” si dhe e mbi 100 vespave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në rrugët kryesore të kryeqytetit shoqëruar nga ritmet Jazz & Swing nga grupi muzikor italian JUMPIN'UP, DJ Lalla Hop & DJ Arpad dhe DJ Hektor Jubani RETROSET. Ndarja e çmimeve të fituesve të “Tirana24Hours” Offroad Rally e organizuar nga Rally Albania.


DITA III - 3 Nëntor

Sheshi “Skënderbej”

Koleksioni Retro i ekspozuar në sheshin "Skënderbej".


 

 


HISTORIKU I AUTOMOTORIZIMIT