Ankandi i parë i Targave të Personalizuara!

You are here

 

Data e zhvillimit të ankandit: 5 qershor 2023

Orari: 15:00-19:00

Vendndodhja: Selia e DPSHTRR, Fushë-Prezë

Afati i fundit i regjistrimit online për pjesëmarrjen në ankand: 1 qershor 2023


Regjistrohuni online në ankand brenda datës 1 qershor, duke përzgjedhur targën tuaj të personalizuar në listën e publikuar në www.targaluksi.dpshtrr.al

Klikoni në targën e preferuar dhe plotësoni formularin e regjistrimit me të dhënat tuaja.  Aplikimi duhet të bëhet me të dhënat e personit i cili do të jetë zotëruesi i targës (jo me të dhënat e personit të autorizuar). Në rast se personi i interesuar nuk do të jetë prezent fizikisht në ankand, përfaqësuesi i tij duhet të jetë i pajisur me autorizim (ky dokument do ju dërgohet në email pas aplikimit).

Brenda 1 dite pune, do t’ju dërgohet me e-mail, konfirmimi i aplikimit së bashku me informacionet e nevojshme mbi procedurën e ankandit.

  • Dokument identifikimi (personi i interesuar duhet të jetë të paktën 18 vjeç);
  • Autorizim për përfaqësuesin në rast se personi i interesuar nuk mund të jetë i pranishëm në ankand;
  • Sigurimi i ofertës në shumën 20,000 lekë të reja në njërën prej tre formave:
    • Formular i sigurimit të ofertës lëshuar nga bankat;
    • Certifikatë garancie për sigurim oferte lëshuar nga shoqëri sigurimi;
    • Pagesë cash në arkat tona para nisjes së ankandit. Në këtë rast, ju duhet të paraqiteni 1 orë përpara nisjes së ankandit.

Sigurimi i ofertës në shumën 20,000 lekë të reja është i detyrueshëm për të garantuar ofertën tuaj për targën e preferuar.

Sigurohuni të paraqiteni të paktën 30 minuta para nisjes së ankandit. Në momentin kur ju do të paraqiteni në sallë, do të pajiseni me një numër identifikimi në trajtë tabele të cilën do ta ngrini sa herë dëshironi të ofertoni për targën për të cilën do të zhvillohet ankandi. Të gjitha targat e shpallura në ankand, së bashku me vlerën e tyre fillestare, do të shfaqen nga Drejtuesi i Ankandit në mënyrë të njëpasnjëshme në monitorin në sallë. Ofertuesit e interesuar do të paraqesin ofertat e tyre sipas thirrjes së Drejtuesit të Ankandit, i cili drejton procesin e rritjes graduale të çmimit deri në shpalljen e ofertës më të lartë.

Vlera e hapit të zhvillimit të ankandit do të jetë:

o Hapi parë, fillon me rrumbullakosjen e vlerës fillestare, duke mos tejkaluar vlerën e përcaktuar për hapin e dytë;

o Hapi dytë deri në të katërtin, rritet me vlerën 5,000 (pesë mijë) lekë;

o Hapi pestë deri në të tetin, rritet me vlerën 10,000 (dhjetë mijë) lekë;

o Hapi nëntë e në vijim, rritet me vlerën 20,000 (njëzet mijë) lekë;

Drejtuesi i Ankandit shpall Ofertuesin Fitues i cili do të shoqërohet nga stafi për të vijuar me gjenerimin e faturës me vlerën e ofertës së shprehur për të cilën ka detyrimin ta paguajë të plotë brenda 48 orëve në një nga llogaritë bankare të specifikuara në faturë.

  • Nëse pagesa kryhet brenda afatit të përcaktuar, Ofertuesit Fitues i kthehet vlera e sigurimit të ofertës së parapaguar.
  • Nëse Ofertuesi Fitues tërhiqet nga ankandi dhe nuk paguan faturën brenda afatit të përcaktuar, vlera e sigurimit të ofertës, e parapaguar, nuk do t’i kthehet si penalitet për tërheqjen nga ankandi. Në rast tërheqje nga ankandi, targa e personalizuar rihidhet në ankandin e radhës me vlerën fillestare.

Çfarë ndodh me ofertuesit e tjerë?

Në rast se ju garuat për targën e preferuar dhe fituese u shpall një ofertë tjetër më e lartë, do ju rimbursohet shuma e sigurimit të ofertës. Nëse dëshironi të garoni sërish për një targë tjetër, ju duhet të siguroni ofertën e radhës.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”