Biçikleta

You are here

Një mjet lëvizës i cili mbetet opsioni më i mirë për udhëtimet në qyetet e mëdha është biçikleta. Jo vetëm që ka zero prodhim ndotje, bicikleta ka edhe një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore.

Përdorimi i biçikletës konsiderohet si një aktivitet fizik i moderuar, i dobishëm njëherësh si për shëndetin, ashtu edhe për mjedisin.

  • Përdorimi i biçikletës zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarktin, si dhe diabetin tip 2.
  • Ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.
  • Zvogëlon rrezikun e rrëzimeve në moshën e tretë.
  • Përmirëson shëndetin mendor dhe humorin, lehtëson simptomat e depresionit, stresit dhe ankthit.
  • Rrit masën muskulore.
  • Forcon muskujt duke zvogëluar mundësinë e një rrëzimi, forcon strukturën kockore në tërësi dhe ndihmon për të qenë më të fortë fizikisht.
  • Zhvillon aftësitë e fëmijëve për t’u socializuar, krijon një imazh vetjak pozitiv tek gratë, sjell më shumë vetëvlerësim tek fëmijët dhe të rriturit, teksa përmirëson dukshëm cilësinë e jetës.
  • Tashmë është vërtetuar se aktiviteti fizik pasohet me sjellje të tjera të shëndetshme, si: ushqyerje të shëndetshme dhe mospirje të duhanit, teksa mund të përdoret për të arritur ndryshime të tjera të sjelljes në lidhje me mbrojtjen e shëndetit.

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga