Car Sharing

You are here

Më pak automjete në rrugë!

Ju ndihmoni në reduktimin e trafikut dhe vonesave të shkatuara gjatë udhëtimeve me automjete në qytet.

Reduktimi i nevojës për të prodhuar më shumë makina ndihmon në uljen e ndotjes.

Rreth një e pesta e ndotjes që një makinë prodhon gjatë gjithë jetës së saj shkaktohet gjatë procesit të prodhimit.

Më pak vetura në rrugë nënkupton edhe më pak konsumim të karburantit. Me kalimin e kohës, kjo sasi e zvogëluar mund të ndihmojë në ngadalësimin e shkallës së prodhimit të naftës dhe zvogëlimin e nevojës për platforma të reja nafte. Ndikimet mjedisore të eksplorimit të rezervave të naftës dhe shpimeve të naftës në det mund të jenë të konsiderueshme, duke prishur habitatet dhe sjelljet e gjallesave detare, kështu që çdo ulje në aktivitetet e shpimit do të ishte e rëndësishme për ekosistemet detare dhe bregdetare.

Nëse ju ndani makinën tuaj me të tjerë kjo sjell më pak kilometra të bëra për makinën që do të thotë më shumë kursime në udhëtim dhe shtim i jetëgjatësisë së makinës tuaj.

Më pak makina në rrugë do të thotë që nevoja për rrugë të reja ulet kështu që mbetet më shumë hapsirë për hapësira të gjelbra në qytet. Një makinë më pak do të thotë më pak ndotje në natyrë.

Mbani mend herën tjetër që të shkoni në punë, flisni me kolegët tuaj ose shoqërine tuaj sepse mund të mos keni nevojë që të përdorni më shumë se një makinë në përditshmërinë tuaj.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga