DPSHTRR

You are here

DRSHTRR Laç - Zgjerimi dhe rikualifikimi i ambienteve i një ndër qarqeve me më shumë rëndësi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, po vijon punën për zgjerimin e ambienteve të shërbimit në DRSHTRR Laç (Kurbin), ku po ngrihet dhe struktura e re e Kontrollit Fizik, certifikimeve dhe Tahografit pranë objektit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore.

Gjithashtu, DPSHTRR, njëkohësisht po rikualifikon tërësisht ambientet e Kontrollit Teknik, për të optimizuar dhe modernizuar, kushtet e punës për punonjësit dhe për qytetarët e subjektet e një qarku me shumë rëndësi, për nga numri i mjeteve rrugore.

Për më shumë informacion:

Këndit Edukativ i Trafikut në Vlorë

Vijon puna për ndërtimin e Këndit Edukativ të Trafikut, Vlorë! Mësojmë duke simuluar që të vegjël. Një kënd i mirëfilltë i Sigurisë Rrugore në të Vlorës.

DTSH – Auto Pirun i ri elektrik për repartin e magizinës

 Auto-Pirun i ri ELEKTRIK, me ndotje 0, për repartin e magazinës së Drejtorisë së Targave e Shtypshkrimeve (DTSH), Durrës.

Tashmë proceset voluminoze të ngarkim-shkarkimit të materialeve që prodhohen për shërbimet e transportit rrugor dhe lëndët e para nuk do të përpunohen më me krahë dhe me vonesa e lodhje për personelin, por në kushte pune komode dhe të sigurta.

Qendra e Kontrollit Teknik Nshrak – Rikualifikimi tërësor i ambienteve

DPSHTRR ka nisur rikualifikimin tërësor edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK) në orare dhe grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit.

Investimi ka synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie dhe optimizim zinxhiri të shërbimit.

Investimet 100% me fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nga mirëadministrimi, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DRSHTRR Berat – Transformimi i Qendrës së Kontrollit Teknik

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporit Rrugor, ka gati projektin dhe fondin për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) edhe në DRSHTRR Berat.

Investimi është totalisht nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor të këtij shërbimi, krahas investimeve në sisteme dhe pajisje, drejt një standardi bashkëkohor, kushte funksionale dhe cilësore.

Punimet do vijojnë pa e ndërprerë shërbimin e Kontrollit Teknik, i cili ka rinisur në qershor.

Për më shumë informacion:

AutoMoto Parku i parë shqiptar

Projekti “AutoMoto Park Albania”, një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike në rajon.

Një themel i fortë për programet edukative mbi sigurinë rrugore, kualifikimet profesionale e testim/homologimin.

DPSHTRR hedh hapin historik: Formula 1 në Shqipëri

Përfaqëuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kanë zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të FIA-s (Fédération Internationale de l'Automobile) me porosi direkte nga Presidenti i FIA, Z.Jean Todt, ku tema e bisedës ishte projekti i "AutoMoto Park Albania", i cili po projektohet të ndërtohet në Elbasan.

"AutoMoto Park" është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit. 

DRSHTRR Korçë - Rikualifikimi i Qendrës së Kontrollit Teknik

Gati projekti dhe fondi për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) edhe në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë.

DRSHTRR Korçë është në fazën ku do të kryej një transformim rrënjësor të këtij shërbimi, krahas investimeve në sisteme e pajisje, drejt një standardi bashkëkohor, kushte funksionale e cilësore.

Punimet do të kryhen pa e ndërprerë shërbimin i cili ka rinisur për qytetarët në qershor.

Për më shumë informacion:

DPSHTRR - Si të parkojmë saktë?

   Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpërmjet këtij klipi, udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve mbi përqasjet e duhura të parkimit paralel dhe disa këshilla për të shmangur gabimet më të shpeshta dhe për të qenë më të vëmendshëm për sigurinë rrugore.

Për më shumë informacion: www.dpshtrr.gov.al

DRSHTRR Durrës - Rikualifikimi i plotë në QKT Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka gati projektin e detajuar dhe fondin nga DPSHTRR për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese edhe në Qendrën e Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Durrës, për një transformim rrënjësor.

Kompleksi i dytë për nga rëndësia në rang vendi, ku do të sistemojmë tërësisht edhe hapësirat jashtë, parkimet, ndriçimin, qarkullimin në përshtatje me të gjitha shërbimet e tjera rajonale të transportit rrugor.

Punimet do të kryhen pa e ndërprerë shërbimin.

Për më shumë informacion:

DRSHTRR Sarandë - Investimi më i ri nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, është shumë pranë ndërhyrjes së plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) edhe në DRSHTRR Sarandë,

Fondet nga të ardhurat e DPSHTRR me vetëfinancim.
Investimi në DRSHTRR Sarandë,për një transformim rrënjësor të këtij shërbimi, krahas investimeve në sisteme e pajisje, drejt një standardi bashkëkohor, kushte funksionale e cilësore.

Punimet do vijojnë pa e ndërprerë shërbimin që ka rinisur në qershor.

Për më shumë informacion:

DPSHTRR - Marrëveshja me Bashkinë Fier për transformimin e DRSHTRR Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka arritur marrëveshjen me Bashkinë Fier (me miratim edhe të Këshillit Bashkiak) për marrjen me qera afatgjatë të të gjithë truallit/hapësirës së jashtme, për të mundësuar investimin e plotë rikualifikuese tek Qendra e Kontrollit Teknik (Kolaudimi) dhe e Kontrollit Fizik, DRSHTRR Fier, ku qytetarët ende sot përballen me situatë të papranueshme në infrastrukturë.

DPSHTRR - Punimet në Arkivën Qendrore në Durrës po ecin me ritme të shpejta

 Punimet në godinën e re të Arkivës Qendrore të DPSHTRR, në Durrës, po vijojnë me ritme të shpejta.

Arkivat e Automotorizimit janë inventare voluminoze, aktive pa afate për efekt verifikimesh e përpunimi, në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR.

Fondet nga të ardhurat e DPSHTRR me vetëfinancim.

Ambasadorët e Sigurisë Rrugore – Deborah Keçi mesazh sensibilizues ndaj pedalimit të sigurtë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, falenderon sportisten dhe Drejtoreshën e KF Tirana, Deborah Keçi, që pranoi menjëherë ftesën për të qenë Ambasadore e Sigurisë Rrugore për të ndarë me ne disa këshilla mbi pedalimin e sigurt.

Biçikleta është një nga mjetet më praktike dhe argëtuese të transportit në qytet.

A e dini se:

• 51% e të prekurve nga aksidentet rrugore në zonat urbane janë çiklistët dhe këmbësorët.

• 97% e çiklistëve të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja fatale, nuk kishin vendosur kokoren.

DPSHTRR Kontrolli Teknik - Statistikat e periudhës Qershor-Korrik

Prej 31 Majit, 2021, shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik është rikthyer nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku gjatë periudhës Qershor-Korrik janë testuar 57,936 mjete rrugore nga të cilat:

68% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete (4 deri 8+1).

20% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete kamiona.

5% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete autobusa.

DRSHTRR Tirana - Vazhdojnë punimet e fazës së tretë

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ka vazhduar me punimet e fazës së tretë gjatë kësaj fundjave dhe pasditeve.

Gjatë kësaj faze do të bëhet i mundur kompletimi i ndriçimit të hapësirës 7800 m2, mobilim urban të 500 m2 trotuar, për rritjen e komoditetit për qytetarët në kushtet e orareve dhe masave të detyrueshme nga pandemia.

Hijëzime, ulëse, sistemime, zona pedonale, gjelbërim, rampa, sinjalistikë orientuese.

Punohet në orare e ditë që nuk pengojnë shërbimin për qytetarin.

Për më shumë informacion:

Ftesë për Ofertë - Për blerjen e një trualli dhe godinë për sistemimin e punonjësve të DPSHTRR-së

FTESË PËR OFERTË

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:

Emri:                           Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Adresa:                        Rr. “Muhedin Llagani”, Nr. 10  Tiranë.

Tel/Fax:                       0355 688015833 

E-mail:                        dpshtrr@dpshtrr.gov.al

Faqja e Internetit:       www.dpshtrr.gov.al

DRSHTRR Berat - Punimet e kompleksit të ri drejt fundit

Punimet në kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, janë drejt përfundimit.

Vijohet në DRSHTRR Berat me sistemimet e jashtme, finiturat brenda, lidhjet me rrugët, kanalizime, drenazhime, nivelim me inerte, sistemime rrethimi e instalime nëntokësore, instalime elektrike e rrjetesh, instalime klimatizimi qendror e punime gipsi, tavanet inxhenierike, vetrata e veshje strukturore. Investimi përfshin blerjen e truallit dhe ndërtimin e ri, tërësisht me fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DRSHTRR Tirana - Fillon faza e 3-të e punimeve

Ka nisur puna për punimet e fazës 3, tek Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë.

Gjatë kësaj faze do të bëhet i mundur kompletimi i ndriçimit të hapësirës 7800 m2, mobilim urban të 500 m2 trotuar, për rritjen e komoditetit për qytetarët në kushtet e orareve dhe masave të detyrueshme nga pandemia.

Hijëzime, ulëse, sistemime, zona pedonale, gjelbërim, rampa, sinjalistikë orientuese.

Punohet në orare e ditë që nuk pengojnë shërbimin për qytetarin.

Për më shumë informacion:

DRSHTRR Laç - Rikualifikimi i Qendrës së Kontrollit Teknik

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka nisur një tjetër investim e tjetër punë në shërbim të qytetarëve.

Ambasadorët e Sigurisë Rrugore – Blendi Fevziu mesazh sensibilizues ndaj mospërdorimit të alkolit në timon

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon gazetarin Blendi Fevziu, i cili pranoi menjëherë ftesën për të qenë Ambasador i Sigurisë Rrugore duke ndarë me publikun këtë mesazh kaq të rëndësishëm për udhëtimin e sigurt me mjet.

• A e dini se 1 nga 3 aksidente rrugore me pasojë vdekjen shkaktohet nga përdorimi i alkoolit në timon?

Si të kontrolloni në e-albania Pikët e Patentës suaj?

Si të kontrolloni në e-albania Pikët e Patentës suaj? (Lejedrejtimi Mjeti Rrugor)

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t'u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejedrejtimit. Sjellja juaj në timon, në qarkullim reflektohet në pikët tuaja, të cilat ju pakësohen kur procedoheni për kundravajtje ose ju rriten kur jeni korrekt!

KUJDES: Me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, heqja e të gjitha pikëve ju çon në Autoshkollë për riedukim si drejtues mjeti!

Hapat që duhet të ndiqni:

DPSHTRR Kontrolli Teknik - Arsyet e ngeljes në kolaudim

Kontrolli Teknik prej 31 Majit ka rifilluar nën administrimin e DPSHTRR-ës, më shumë se 7 mijë mjete janë ngelur ose refuzuar gjatë muajit të parë të rifillimit. Shumë prej mjeteve kanë ngelur për arsye të sistemit të shkarkimit të gazrave, por edhe prej mangësirave të tjera në mjet.

DPSHTRR, ka si qëllim rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve, por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk do të dot më Testin e Kontrollit Teknik.

Ministrja Belinda Balluku viziton Qendrën e Kontrollit Teknik

 Shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik, prej 31 Majit ka rifilluar nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR-ës, Blendi Gonxhja, Drejtorin e DRSHTRR Tiranë, Ilir Mëngra dhe Drejtorin e Drejtorisë së Kontrollit Teknik dhe mbikëqyrjes së QKT-ve, Drakuli Lumi, vizituan pikën kryesore të Kontrollit Teknik për qarkun e Tiranës.

DPSHTRR - Rekord shërbimesh dhe të ardhurash për periudhën Janar-Qershor 2021

6-mujori i parë i vitit 2021, ka nisur me rekorde nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në volume shërbimesh, rendiment dhe të ardhura. 

 • 1,440 qytetarë të shërbyer në 1 orë gjatë Qershorit 2021, ose çdo 2.5’’ një shërbim.

 • 253,406 shërbime ofruar në Qershor 2021, ose +72% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2018, +70% me vitin 2019.

DPSHTRR - Klea Huta dhe Elgit Doda mesazh senibilizues prindërve për sigurinë e fëmijëve në mjet

 Një numër befasues prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë. 

Si duhet të veproni për të marrë patentën dhe lejen e qarkullimit ndërkombëtare?

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ofron shërbimin e pajisjes me leje drejtimi dhe leje qarkullimi ndërkombëtare. Hapat të cilat ju duhet të ndiqni për të marrë këto shërbime janë:

Paraqituni për të aplikuar në Drejtorinë Rajonale. Më pranë jush për Tiranën (tek ish-NSHRAK)

Për Lejedrejtimi Ndërkombëtare merr me vete:

1) Leje Drejtimi Kombëtare

2) Dokument identifikimi

3) 1 fotografi

Për Leje Qarkullimi Ndërkombëtare merr me vete:

1) Leje Qarkullimi Kombëtare

2) Dokument identifikimi

Investimi DPSHTRR – Godina e re DRSHTRR Berat

Punimet në kompleksin totalisht të ri në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, po vijojnë me një ritëm të shpejtë
 
DPSHTRR, vazhdon me sistemimet e jashtme, finiturat brenda, lidhjet me rrugët, kanalizime, drenazhime, nivelim me inerte, sistemime rrethimi e instalime nëntokësore, instalime elektrike e rrjetesh, instalime klimatizimi qendror e punime gipsi, tavanet inxhenierike, izolim tarraca dhe veshje strukturore fasade.

Pages