DPSHTRR

You are here

DRSHTRR Korçë – Kompleksi i ri për shërbimet e transportit rrugor për qarkun juglindor

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, vijon punën në kantieret e transformimit të saj.

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, dita-ditës po merr formën e saj dhe po transformohet tërësisht, pasi themelet e para janë hedhur.
Vijon me ritëm puna për ndërtimin e kompleksit të ri të shërbimeve të transportit rrugor për qarkun juglindor.

Rikthimi i Kontrollit Teknik nën administrimin e DPSHTRR – Statistikat e muajit të parë testimit të mjeteve

Prej 31 Majit, 2021, Kontrolli Teknik është rikthyer nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku gjatë muajit të parë janë testuar 30,145 mjete rrugore nga të cilat:

20,128 Automjete (4 deri 8+1) (66.8%)

6,320 kamiona (21%).

2,132 autobusa (7%).

1,087 rimorkio (3.6%).

393 motomjete (1.3%).

85 mjete ndërtimi/punimi toke (0.3%).

7,331 mjete ose 24.3% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar.
5,986 (81.7%) mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

DRSHTRR Vlore – Rikualifikimi i Qendrës së Kontrollit Teknik

Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë, vijon punën për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) , investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor estetik dhe funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për qytetarët dhe partnerët tanë.

Punimet do vijojnë pa e ndërprerë shërbimin për qytetarët.

Për më shumë informacion rreth Qendrës së Kontrollit Teknik në Vlorë:
https://www.dpshtrr.al/drshtrr-vlore

Investimi DPSHTRR – Arkiva e re Qendrore në Durrës

Puna për ndërtimin e Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR në Durrës, po ecën me ritme të shpejta.

Arkivat e Automotorizimit janë inventare voluminoze, aktive pa afate për efekt verifikimesh dhe përpunimi e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR.

Fondet për ndërtimin e arkivës janë totalisht nga DPSHTRR me vetëfinancim, e cila vjen si një rezultat i mirëadministrimit të të ardhurave.

"Me mend në kokë" - Video sensiblizuese rreth respektimit të rregullave të sigurisë rrugore

  Aksidentet e shpeshta të ndodhura kohët e fundit janë kthyer për një shqetësim për të gjithë ne, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka zgjedhur që me anë të një videoje sensibilizuese të ndërgjegjësojë sadopak drejtuesit e mjeteve rreth respektimit të rregullave të sigurisë rrugore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë gjithmonë në vëmendje këshillat e sigurisë rrugore:

Parakalimi i gabuar, rrezik për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të rrugës! Manovrat e gabuara kanë pasoja fatale!

Kryeministri Rama feston ditëlindjen - DPSHTRR me urimin e veçantë

Ditën e dielë, më 4 Korrik, kryeministri Edi Rama ka festuar 57-vjetorin e lindjes së tij, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor e ka uruar në një mënyrë të veçantë.

DPSHTRR, ka zgjedhur t’i dhurojë kryeministrit kopjen unike e bocetit të katalogut të parë të Koleksionit Shqiptar RETRO (shqip/anglisht) - publikim i DPSHTRR, me dedikimin: Njeriut, kryeministrit, artistit që na nxiti e na mbështeti aq fort për themelimin e Koleksionit Shqiptar RETRO dhe zyrtarizimin e sektorit të mjeteve historike, me respekt e mirënjohje!

Fundjava Retro - Koleksioni shqiptar i mjeteve historike vjen në Pogradec

Gjatë fundjavës, koleksioni shqiptar i mjeteve historike, RETRO, nën ritmet e muzikës Jazz&Swing të kuruar nga Hemingway Fan Club Albania, vizitoj qytetin e Pogradecit.

Statistika dhe analizë rreth aksidenteve rrugore Janar-Maj 2021

Gjatë periudhës Janar-Maj 2021 në Shqipëri, më shumë mjete dhe drejtuesa mjeti, por më pak aksidente dhee ulje indeksesh fataliteti krahasuar me vitin 2010:

-65% ulja e vdekshmërisë për 10,000 mjete në qarkullim.

+75% mjete më shumë në qarkullim.

+96% më shumë drejtues mjetesh.

-68% ulja e vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjetesh.

1.9 indeksi i vdekshmërisë (për 10,000 drejtues mjeti), rënie me -4 krahasuar me 2010 (kur indeksi ishte 5.9).

Rënie me -68% e vdekshmërisë krahasuar me vitin 2010.

KUJDES - Siguroni fëmijët në ulëset përkatëse dhe gjithmonë lidhni rripin e sigurisë

Një numër i madh prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë ose duke i ulur fëmijët në sediljet përpara.

A E DINI SE:

Përdorimi i ndenjëseve për fëmijë redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësise, 500 fëmijë humbin jetën çdo ditë nga aksidentet rrugore.

Rifillimi i Kontrollit Teknik - Bilanci i mjeteve të testuara

   Prej afërsisht 1 muaji, Kontrolli Teknik është rikthyer ekskluzivisht nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku gjatë fund muajit të Majit dhe muajit Qershor janë testuar 24,973 mjete nga të cilat:

16,625 Automjete (4 deri 8+1) (67%)

5,250 Kamiona (21%)

1,803 Autobusa (7%)

946 Rimorkio (3.7%)

283 Motomjete (1%)

66 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.3%)

5,931 mjete ose 24% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar.

4,780 (80.5%) mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave.

Së shpejti- Këndi Statik i Sigurisë Rrugore  në Shkollën Industriale “Pavarësia”, Vlorë 

EDUKIM për ngulitjen e koncepteve të sigurisë rrugore përmes simulimit të situatave të trafikut.

Së shpejti, Këndi Statik i Sigurisë Rrugore  në Shkollën Industriale “Pavarësia” Vlorë,  projekt,  i cili më së fundmi ka nisur dhe që pritet të përfundojë brenda kësaj vere që viti i sivjetshëm shkollor të nisë plot me aktivitete edukative mbi rregullat dhe sigurinë rrugore për fëmijët e nxënësit! 

Fotot nga një takim në nisje të projektit, financim i plotë i investimit nga DPSHTRR, ku do të përfshihen dhe studentët e degës ElektroAuto të Shkollës Industriale “Pavarësia”.

Së shpejti me rikualifikimet tërësore në Qendrat e Kontrollit Teknik Tirana 1 (Prezë), Tirana 2 (NSHRAK) dhe Shkodër

Për pak ditë nisim rikualifikimet tërësore edhe në Qendrat e Kontrollit Teknik Tirana 1 (Prezë), Tirana 2 (NSHRAK) dhe Shkodër në orare e grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie e optimizim zinxhiri të shërbimit! Ambiente të kuruara e që rrezatojnë rregull e higjienë nxisin mirësjellje e kulturë. Investimet 100% me fondet e DPSHTRR nga mirëadministrimi, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

DRSHTRR Vlorë - Investimi për transformimin e godinës

 Rikthimi i shërbimit të Kontrollit Teknik nën administrimin e DPSHTRR, shënon kthesë edhe për këtë sektor në Automotorizimin Shqiptar. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka nisur ndërhyrjen e plotë rikualifikuese, të qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor, estetik dhe funksional, drejt një standardi bashkëkohor, cilësor dhe të denjë.

Punimet do vijojnë pa e ndërprerë shërbimin ndaj qytetarit, me një plan të mirëorganizuar.

Kontrolli Teknik nën administrimin e DPSHTRR - Risitë lehtësuese për qytetarët

Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore, rikthehet ekskluzivisht nën administrimin e DPSHTRR-ës, tek të 15 qendrat.

Risi lehtësuese për qytetarët, pa rritur tarifat.

• Autoveturat e motomjetet e reja (regjistrim për herë të parë/0 km) nuk kolaudohen 3 vitet e para (çdo mjet tjetër i ri nuk kolaudohet vitin e parë)

• Mjetet autovetura e motomjete me km, kolaudohen çdo 2 vjet.

• Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh (autobus), mjete transporti speciale, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit.

Rikthimi i Kontrollit Teknik nën administrimin e DPSHTRR – Statistikat e testimit të mjeteve

  Prej 31 Majit, 2021, Kontrolli Teknik është rikthyer nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku në 15 ditët e para janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

10,063 automjete (4 deri 8+1) (66%)
 1,156 autobusa (8%)
 3,179 kamiona (21%)
 617 rimorkio (4%)
120 motomjete (0.8%)
 32 mjete ndërtimi/punimi Toke (0.2%)

3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

2,607 (75.4%) mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

Përmirësime infrastrukturore në DRSHTRR Tiranë

Automotorizimi në Shqipëri është një shërbim përherë në rritje dhe ndaj për këtë arsye nuk ndalet edhe puna për përmirësime në infrastrukturën e ambienteve, rritje të ergonomisë së proçeseve dhe të funksionalitetit të godinave të drejtorive rajonale.

Ndërsa mbyllet java e shërbimeve për qytetarët, personeli i DRSHTRR Tiranë nisë punën, për të minimizuar shqetësimet ndaj personelit dhe gjatë fluksit javor.

Godinë e re shërbimi për transportin rrugor në Korçë

   

Në Korçë nisi puna për ndërtimin e godinës së re të shërbimit të transportit rrugor për të garantuar jo vetëm shërbim cilësor dhe të shpejtë, por edhe në kushte optimale për punonjësit dhe qytetarët.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, vizituan këtë qytet nga ku bënë të ditur se ky është një plan për zhvillimin e të gjitha kapaciteteve për shërbim në çdo qytet të Shqipërisë.

Problemet në mjet të cilat do të sjellin ngeljen e Kontrollit Teknik

Kontrolli Teknik prej vitit 2021 ka kaluar nën administrimin e DPSHTRR-ës, duke sjellë dhe një ashpërsim të masave për ato parregullsi që dikur faleshin ose këshilloheshin nga SGS.

Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë, pakujdesi gjatë mirëmbajtjes së mjetit.

Rregullorja dhe oraret e shërbimit pranë sporteleve të DPSHTRR

Orari i shërbimit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për ditën e Hënë është: 08:00-19:00.

Për të shmangur radhën në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës për veprimet me mjetin, rezervoni orarin e shërbimeve në:

https://www.sporteli.dpshtrr.al

"Mësojmë duke luajtur" - Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në "Air Albania"

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore, çdo javë vjen pranë fëmijve në vende dhe shkolla të ndryshme.

Ditën e sotme, më 14 Qershor, së bashku me ambasadorët e Këndit Edukativ të Sigurisë Rrugore, do të jemi prej orës 18:00 deri në 20:00, tek sheshi i stadiumit "Air Albania".

Kontrolli Teknik rihapet në të gjithë vendin - Statistikat e testimeve të mjeteve

15 qendrat e Kontrollit Teknik, pas kalimit nga SGS nën administrimin e Drejtorisë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, tani kanë rinisur punën në të gjithë vendin. Çdo qendër e Kontrollit Teknik ka pajisje informatike të reja dhe tërësisht të integruara. 

Java e parë e rifillimit të shërbimit të kontrollit teknik ka patur këto statistika si më poshtë:

Mbi 4,300 mjete janë testuar nga shërbimi i kontrollit teknik në DPSHTRR.

67.5% e testimeve janë automjete (4+1/8+1).

40% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Raporti Janar-Maj 2021 - Rekord shërbimesh dhe të ardhurash

Raporti i 5 mujorit të parë i vitit 2021, ka treguar se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, ka patur një rritje të ndjeshme në volume shërbimesh, rendiment e të ardhurash.

 Të dhënat për muajt Janar-Maj 2021:

+33% shërbime më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës.

+42% të ardhura më shumë krahasuar me vitin 2020, një rritje e ndjeshme duke konsideruar që shërbimi në sportel u pezullua përkohësisht vitin e kaluar si pasojë e pandemisë.

Rinisja e kolaudimit: Blendi Gonxhja tregon rreth afateve të reja dhe ashpërsimit të masave

  I ftuar në TV Scan, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Z. Blendi Gonxhja, ka shpejguar për emisionin 'Argument' rreth funksionimit të afateve të reja për kolaudimin e makinës, por edhe për ashpërsimin e masave ndaj parregullsirave gjatë proçesit të Kontrollit Teknik.

Drejtori i DPSHTRR, është shprehur se data 25 Dhjetor e vitit të kaluar cila përcakton intervalin kohor të afateve të reja të kolaudimit.

Përvjetori i Koleksionit Shqiptar Retro

   Një vit më parë Komisioni Vlerësues bashkë me grupin mbikqyrës nisën mbledhjen e mozaikut të automotorizimit shqiptar ndër vite. Çdo ditë, koleksionistë dhe të apasionuar mbas mjeteve të vjetra dhe me vlera kulturore, historike, plotësojnë inventarin vendas dhe importet e dëshiruara të të pasionuarve drejt krijimit të Regjistrit Shqiptar të Mjeteve Historike. 

Retro gjatë një viti prej krijimit të saj, ka promovuar pasionet individuale, sakrificat dhe sukseset e koleksionistëve dhe mjeshtrave që mbajtën gjallë mjetet historike. 

Investimet në DRSHTRR Berat - Punimet vazhdojnë

Në 5 muaj kohë, ritëm pune rekord në ndërtimin e  kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat. 

Po punohet në fazën e lidhjes së sheshit me rrugët; kanalizime dhe  drenazhime; nivelim me inerte e sistemime rrethimi e instalime nëntokësor; veshje termike e strukturore objektit; instalime klimatizimi qendror e punime gipsi;  tavanet inxhenierike, izolim tarraca, suvatime dhe  finitura. 

Investimi përfshin blerjen e truallit dhe ndërtimin e ri, tërësisht me fondet e DPSHTRR, për një qark me kaq rëndësi sa Berati. 

Risi në Qendrat e Kontrollit Teknik

14 Qendra të Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore kanë filluar punën, me sistem dhe program të ri informatik integral i ndërlidhur me rrjetin e ri intranet dhe në pajisjet tërësisht të reja kompjuterike, servera e ups.

Rinis kolaudimi: Blendi Gonxhja shpjegon detajet për drejtuesit e mjeteve

   Ditën e Hënë më 31 Maj, rifilloj kolaudimi sipas një grafiku të planifikuar, ku prioritet kanë pasur: kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve iu ka skaduar çertifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS dhe të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR, Z.Blendi Gonxhja, i ftuar në emisionin "Breaking" në Top News, shpjegoj për të gjithë qytetarët detajet në lidhje me rinisjen e Kontrollit Teknik.

Dita Ndërkombëtare e Biçikletave - DPSHTRR pjesë e festivalit të parë në Shqipëri

   

DPSHTRR prezanton Festivalin e Biçikletave, i cili është festivali i parë që do të zhvillohet në Shqipëri. Shqipëria ashtu si shumë vende të tjera të botës, në 3 Qeshor, gjatë ditës Ndërkombëtare të Biçikletave, bashkohet për të festuar ditën e dyrrotakve në orën 18:00-22:00, tek Sheshi “Nënë Tereza”.

Promovojmë përdorimin e biçikletës në qytet, si një mjet transporti ekologjik, të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. 

Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të jetë pjesë e Festivalit të Biçikletave me Këndin e Sigurisë Rrugore.

Pages