Statistikat e Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për periudhën Janar – Nëntor 2023!

You are here

Në prag të përmbylljes së vitit, Qendrat e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore numërojnë 244,755 mjete të testuara për periudhën Janar – Nëntor 2023, ku:

  • 33.7% e testimeve mbi kontrollin teknik janë kryer në DRSHTRR Tiranë;
  • 81.4% e mjeteve të testuara janë automjete 4+1-8+1 vende;
  • 31.4% e mjeteve të testuara nuk e kanë kaluar kontrollin teknik si pasojë e problematikave të ndryshme, ku problematikat më të ndeshura janë defektet vizuale, sistemi i shkarkimit të gazrave, sistemi i drejtimit, sospensione, etj.
  • 5,740 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, 47% më shumë krahasuar me vitin 2021!

Efekti i rikonceptimit të shërbimit të kontrollit teknik ka sjellë përfitime për 350,975 qytetarë, duke u kursyer:

  • 37,597 ditë pune;
  • 22,558,050 KM rrugë;
  • 1,579,063,50 litra karburant;
  • 926,286,978 ALL.

Kujdesi i rregullt për mjetin tuaj dhe respektimi i afateve të kontrollit teknik janë përgjegjësi të rëndësishme për secilin prej jush!

Ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë rrugore!

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-Albania!

Denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore në: www.dpshtrr.gov.al


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”