DPSHTRR

You are here

Kryeministri Edi Rama - Inspektim i ecurisë së punimeve në DRSHTRR Laç

Ditën e sotme kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, inspektuan ecurinë e punimeve në godinën tërësisht të re në DRSHTRR Laç.

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç, ofron mbi 110 mijë shërbime në vit për më shumë se 50 mijë drejtues mjetesh.

DRSHTRR-ët në gjithë vendin janë kthyer në godina me ambiente dinjitoze dhe me cilësi të lartë për shërbimin e qytetarit.

Dita e fëmijëve - 1 Qershori

  "Falu gjithë mirësitë
Të rrojnë me nder në jetë
  të mësojnë dituritë
  Të bëhen të vërtetë
Të ndërojnë mëmëdhenë
   Vlerat t'ja lartësojnë
Mbi gjithë botën ta ngrenë
  Si lule ta zbukurojnë!"


- Naim Frashëri

DPSHTRR uron të gjithë fëmijët: Gëzuar 1 Qershorin!

Rehabilitimi i Qendrave të Kontrollit Teknik

   Tek qendrat ku shërbimi ka nisur sot, personeli i DPSHTRR-ës ka vijuar ditën e djeshme deri në orët e vona testimet , përgatitjet dhe pastrimin për të garantuar kushte thelbësore sigurie, higjiene, sinjalistikë orientuese dhe mirëfunksionimi sistemesh/pajisjesh për punonjësit e rinj të kolaudimit dhe për drejtuesit e mjeteve që kryejnë kontrollin teknik. 

Udhëzime mbi rifillimin e Kontrollit Teknik

DPSHTRR kërkon mirëkuptimin e publikut për fazën e rihapjes graduale të QKT-ve.  Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka si mision interesin publik, uljen e kostove për qytetarët, garantimin e cilësisë dhe standardeve, si edhe ngritjen e dinjitetit të Automotorizimit Shqiptar. Investojmë për modernizimin e informatizimin; monitorimin në kohë reale, me qëllim ndalimin e qarkullimit të mjeteve jashtë parametrave; disiplinimin e flotës së mjeteve rrugore; mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e sigurisë rrugore në Shqipëri.

Kalendari i rinisjes së shërbimit të Kontrollit Teknik

Rinis shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve, vetëm për këto kategori, sipas një kalendari dhe grafiku të mirëorganizuar:

• Kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve i'u ka skaduar çertifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS.

• Taksitë, autoshkollat dhe mjetet e tjera në pronësi të subjekteve që i'u ka skaduar çertifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS.

• Të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Shërbimet e Kontrollit Teknik rikthehen nën administrimin e DPSHTRR

   

Shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore rikthehet nën administrimin e DPSHTRR-ës:

• Asnjë tarifë ekzistuese nuk ndryshon ose nuk rritet.

• Ndryshon periudha e kolaudimit.

• Autovetura e motomjete të reja (0 km) nuk kolaudohen 3 vitet e para dhe çdo mjet tjetër i ri nuk kolaudohet vitin e parë.

• Mjetet me km, autovetura dhe motomjete kolaudohen çdo 2 vjet.

 • Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh (Autobus), mjete transporti special, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit.

DPSHTRR Buzëqesh - Nis vaksinimi për personelin e drejtorive rajonale

   

Me nisjen e vaksinimit për subjektet e transportit rrugor, ka filluar vaksinimi edhe për punonjësit e sporteleve të shërbimit në drejtoritë rajonale të DPSHTRR. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është një ent publik, i cili ofron 2.1 milionë shërbime në vit, prandaj vaksinimi i personelit është mëse i nevojshëm për të parandaluar çdo risk të mundshëm për stafin dhe për qytetarët që paraqiten pranë sporteleve të shërbimeve.

Easy Check - Shërbimi më i ri pranë drejtorive rajonale

   

Shërbimi “Easy Check” i ofrohet të gjithë subjekteve dhe koncesionarëve që tregtojnë automjete. Në këtë mënyrë mundësohet kryerja e identifikimit të treguesve teknik të mjeteve, pranë ambienteve të subjektit prej specialistëve të DPSHTRR-ës, pa qenë nevoja për t’i sjellë mjetet pranë Kontrollit Fizik në drejtoritë rajonale.

Ky shërbim aktualisht ofrohet vetëm nga DRSHTRR Tiranë dhe Durrës.

Pastrim tërësor të ambienteve të Qendrave të Kontrollit Teknik në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR

Punohet për pastrimin tërësor të ambienteve të Qendrave të Kontrollit Teknik, në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR! Kërkohet bashkëpunim edhe me qeverisjen vendore sepse së bashku i shërbejmë qytetarëve të çdo qarku e komuniteti!
Falenderojmë APR pranë Bashkisë Tiranë për ndihmën e dhënë.


 

Trajnim i ekipit të riorganizuar të Kontrollit Teknik (Kolaudimi)

Ka vijuar puna edhe gjatë fundjavës, për trajnimin e ekipit të riorganizuar të Kontrollit Teknik (Kolaudimi) me programin dhe pajisjet e përditësuara, për simulimin e shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve, në qendrat e kontrollit të DPSHTRR  të cilat do të rihapen brenda muajit maj.

Për çdo informacion: 

Certifikime të errësimit të xhamave të autoveturave për periudhën Janar-Prill 2021

   

Plot 22,946 miratime dhe certifikime të errësimit të xhamave të autoveturave, me materiale të homologuara nga prodhuesi, instaluar nga serviset e licencuara, konform dokumentacionit që vërteton garancinë, faturimin, origjinën, janë regjistruar për  periudhën Janar-Prill 2021!
Rreth + 12,727 ose +125% më shumë se 4 mujori i parë i vitit të kaluar.

KUJDES: Me rinisjen e shërbimit të kontrollit teknik, errësimi i xhamave do të jetë subjekt kontrolli!

Shqipëri/Kosovë - Marrëveshje dypalëshe për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave

     U zhvillua në Prishtinë, takimi  i përfaqësuesve të Task-Forcës së Transportit Rrugor (MIE) me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga z. Xheme Veseli, Drejtor DTT dhe z. Cekrin Dukolli, Kryeinspektor për Kontrollin e Transportit të Pasagjerëve dhe të Mallrave. ku gjatë takimit:

    Gjatë këtij takimi të organizuar u disktutuan:

Kontrolli Teknik / Ri-inxhinierimi i shërbimit

Vijon puna për ri-inxhinierimin e shërbimit të Kontrollit Teknik në të gjitha qendrat, pranë çdo drejtorie rajonale të DPSHTRR, ku po përfundon instalimi i pajisjeve të reja informatike; sistemi dhe programimi i ri; rrjeti i ri me intranet; monitorimi në kohë reale dhe remonti i gjithë linjave të kontrollit. Paralel ka nisur investimi për rikualifikimin e objekteve, sinjalistikën, brandimin, sistemimet e sallave dhe zyrave të shërbimit, si edhe trajnimi i ekipit të ri të QKT-ve.

DRSHTRR Tiranë - Ministrja Balluku vizitë gjatë procesit të punës

DRSHTRR Tirana, një shembull i transformimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve!

Ambiente dinjitoze, pa radhë të gjata pritje dhe mbi të gjitha me kosto më të ulët e standard shumë herë më të lartë!

Ministrja Balluku inspekton ndërhyrjet dhe përmirësimet e bëra në këtë drejtori, ku gjatë vitit të kaluar janë ofruar 767,078 shërbime për qytetarët!

Investime në Arkivën e re Qendrore të DPSHTRR në Durrës

Ecim me ritëm në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës! 

Arkivat e Automotorizimit janë voluminoze, aktive pa afate për efekt verifikimesh e përpunimi e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR! Standarde & siguri!
Fondet nga të ardhurat e DPSHTRR me vetëfinancim, rezultat i mirëadministrimit!

Investim strategjik për sot e për nesër, që certifikon entin tonë para partnerëve e qytetarëve për ruajtjen dhe garantimin e arkivës! 

Rezervo online takimin për shërbimet në sportel

Rezervo online takimin  për shërbimet në sportel për shërbimet në sportel lidhur me mjetin tuaj (leja e qarkullimit, targat, etj., në DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe Durrës): 

Kontrolli teknik në dorë të shtetit pas 11 vitesh. Blendi Gonxhja: Ja si do të funksionojë

   

I ftuar në Wake Up, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, për ndryshimet në Kodin Rrugor, si do rinisë shërbimi i kontrollit teknik dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimit për qytetarët.

Procedurat e reja të kolaudimit: Kontroll më i rreptë dhe shërbim më i mirë

   Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, ka shpjeguar në “Dita jonë” procedurat e reja të kolaudimit të mjeteve ku së shpejti do rifillojë shërbimi me një sistem të përrmirësuar e të imtësishëm kontrolli për rritjen e sigurisë rrugore.

Rrezikshmëri e lartë - Denonco anomali të Transportit Rrugor

KY ËSHTË SHËMBULLI MË I KEQ I TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE!
Ndalesë në mes të autostradës Kavajë - Durrës!
Papërgjegjshmëri e theksuar e cila shkon deri në kriminalitet për automjetet pas por edhe për qytetarët në mjet!
U ndërmorr akti-konstatimit  me Nr. serial 0005767 nga Inspektorët për shkeljen përkatëse!

Nuk do të tolerohet më asnjë shkelje nga Task Forca e Transportit Rrugor, mbi të gjitha do të ndëshkohen rëndë të gjithë Operatorët në shkelje të tilla.

Denonco anomali të Transportit Rrugor 

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Blendi Gonxhe: Do të ketë një ashpërsim të masave administrative

   I ftuar në Report Tv, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, për ndryshimet në Kodin Rrugor, si do rinisë shërbimi i kontrollit teknik dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimit për qytetarët.

Njoftim për shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave konkuruese

Në vijim të ftesës për ofertë me nr. 8510 prot, datë 5.05.2021, publikuar në faqen zyrtare të web-it të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe të DPSHTRR-së, duke qenë se, data e planifikuar për dorëzimin e ofertave konkuruese, me objekt “Blerje e një trualli dhe godine për sistemimin e punonjësve të DPSHTRR-së”, është data 15.05.2021 e cila është ditë pushimi, ditë e shtunë, njoftojmë shtyrjen e datës së dorëzimit të ofertave për në datë 17.05.2021 ora 10:00.

Dita e Evropës - 9 Maj

Evropa nuk u krijua menjëherë, as sipas një plani të vetëm. Solidariteti mes kombeve evropiane dhe arritjet e njëpasnjëshme krijuan Evropën që shohim sot.
DPSHTRR vijon misionin e saj për të sjellë automotorizimin shqiptar në standardet më të larta që qytetari shqiptar ta gjejë Evropën KËTU! 

Statusi RETRO për mjetin tuaj - Ndiqni udhëzimet

Kushdo që zotëron një mjet, që ka arritur ose është gati të mbushë moshën 30 vjeçare, mund të ketë një perlë të vërtetë në duar. Pas zhvlerësimit klasik gjatë ciklit të tyre të jetës, këto vetura apo mjete të tjera motorike, ngadalë rimarrin vlerën e tyre të mjetit historik.
Por si? RETRO është këtu për ta ndihmuar këtë proces. 

Gjeni të gjitha udhëzimet në faqen tonë, retro.al ose na kontaktoni në  profilin tonë në facebook.com/dpshtrr.gov.al.
 

Raport i shërbimeve të muajit prill 2021 - Ja si përgjigjen qytetarët

 Rreth 272 qytetarë janë anketuar mbi cilësinë e shërbimeve tona gjatë muajit Prill 2021!
 Ekipi ynë ndjek nga afër perceptimin e qytetarëve dhe shqetësimet apo sugjerimet që mund të adresojnë për shërbimet tona.
 Plotësoni pyetësorin online:

Ftesë për Ofertë - Për blerjen e një trualli dhe godinë për sistemimin e punonjësve të DPSHTRR-së

FTESË PËR OFERTË

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:

Emri:                           Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Adresa:                        Rr. “Muhedin Llagani”, Nr. 10  Tiranë.

Tel/Fax:                       0355 688015833 

Investime në DRSHTRR Berat- Vijojnë punimet

Vijon puna pcr kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi! 

 Investimi, që përfshin blerjen e truallit dhe ndërtimin e ri, kryhet tërësisht me fondet e DPSHTRR, për një qark me kaq rëndësi sa Berati, ku në 2020-ën numëronim 44,561 drejtuesa mjeti dhe 26,387 mjete aktive, e ku do të modernizojmë kushtet e shërbimit, të punës e tërë proceset për rreth 85 mijë praktika në vit, me prezencën e qytetarit! 

Për më shumë shiko në:

Investime në DRSHTRR Laç

Drejt përfundimit punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Laç (Kurbin)! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi!

Investimi është realizuar tërësisht me fondet e DPSHTRR, për një drejtori rajonale ku në total pritet të realizohen mbi rreth 100 mijë shërbime në vit, duke e renditur të dytën për veriun! 

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-lac

Pages