Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar!

You are here

Ndajmë një përgjegjësi të përbashkët për të ofruar kushtet dhe ndihmuar këdo që ka nevojë të veçantë në hapësirat e përbashkëta publike!

Të gjithë jemi përdorues të barabartë të rrugës, pa asnjë lloj dallimi dhe çdo hap që bëjmë duhet të jetë një hap drejt një shoqërie më të drejtë dhe më solidare!

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, sjellim në vëmendje diversitetin dhe fuqinë e sfidës që këta qytetarë përfaqësojnë në shoqërinë tonë.

Sot dhe çdo ditë, ndërgjegjësojmë për krijimin e një mjedisi ku secili individ, pavarësisht prej aftësive të tyre, të ndihet i mirëpritur dhe i përfshirë.

Vlerësojmë dhe respektojmë diversitetin në të gjitha format e tij.