Shërbimi Online “Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit”.

You are here

Dëshironi të importoni një mjet , por nuk jeni të sigurt nëse mjeti i përmbush apo jo kriteret e kategorisë mjedisore dhe nëse lejohet të zhdoganohet?

DPSHTRR, prej kohësh tanimë, ka menduar për ju përmes ofrimit të shërbimit online “Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit”.

Vetëm më një klik larg, brenda një afati të shkurtër kohor nga momenti i dërgimit të formularit, ekipi i specializuar i Regjistrimit të Mjeteve do t’ju mundësojë informacionin e saktë mbi kategorinë mjedisore të mjetit që dëshironi të blini/importoni.

Hapat që duhet të ndiqni:

  • Verifikoni mjetin që doni të importoni në www.dpshtrr.gov.al. Nëse mjeti plotëson kriteret e kategorisë mjedisore, mund të vijoni me procedurat e importimit të mjetit
  • Paraqituni pranë DRSHTRR për të regjistruar mjetin.

KUJDES:


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”