Statistika për format e suportit ndaj qytetarëve për periudhën Janar - Nëntor 2023

You are here

Transparenca, Cilësia dhe Saktësia e informacionit përcjellë ndaj qytetarëve, janë shtylla kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e përgjegjshmërisë sonë!

Detyrim ligjor por edhe prioritet i yni!

Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Nëntor 2023, qytetarët janë asistuar me:

  • 25,963 mesazhe dhe telefonata në numrin zyrtar +355688015833;
  • 2,562 mesazhe dhe komunikime në rrjetet sociale;
  • 1,898 komunikime me email në dpshtrr@dpshtrr.gov.al

Jeni konfuz për informacionin mbi procedura të ndryshme?

Mos u shqetësoni! Jemi ne udhërrëfyesi i eksperiencës suaj në DPSHTRR!

Përmes kanaleve tona në:

  • Numër Kontakti/Whatsapp;
  • e-Mail;
  • Rrjete Sociale, etj., jemi aty me stafin e kualifikuar për t’i dhënë përgjigje çdo paqartësie tuajën!

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”