Ekipi i DPSHTRR në ambientet e Driving Safety Training Center të OAMTC në Teesdorf, Austri!

You are here

Një parathënie e çfarë do të kemi në Qendrat e Sigurisë, të parën në Automotoparkun e Elbasanit, për prova e simulime të gjalla të situatave rrugore, reflekset dhe kohën e reagimit, faktorët ndikues në manovra, edukimin dhe formimin mbi rrezikun e paparashikuar, trajnime e stërvitje praktike, nga mjetet rrugore individuale tek mjetet profesionale të transportit rrugor!

Ekipi i DPSHTRR në ambientet e Driving Safety Training Center të OAMTC (Klubi i Automobilizmit të Austrisë), në Teesdorf, Austri , ku u takuam me Franc Wurz (Test & Training International), pionierin dhe themeluesin e programeve mbi sigurinë rrugore dhe aftësimin e drejtuesve të mjeteve në Austri (në foton 1, pema e mbjellë prej tij kur çeli këtë qendër dekada më parë), sot frymëzues e promotor ndërkombëtar i Qendrave të Edukimit mbi Trafikun dhe Kurset Mësimore Automotoristike, me ekipin e të cilit diskutuam mbi projektin pilot të kurrikulës së re shqiptare për Edukimin mbi Trafikun e Sugurinë Rrugore dhe bashkëpunimin historik me studion e drejtuar nga ai dhe i biri, Alex, Wurz Design për projektimin e Automotoparkut të parë në Shqipëri!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”