KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë (DRSHTRR Tiranë) ka filluar procedurat për dhënien me qira të ambienteve për shërbim katering (mensë).

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për ambientet e DRSHTRR Tiranë (Autostrada Tiranë – Durrës, km 7) dhe DRSHTRR Tiranë në Fushë Prezë;

  • Ambientet e DRSHTRR Tiranë (Autostrada Tiranë – Durrës, km 7) me sipërfaqe 33.08 (tridhjetë e tre pike zero tetë) m2.
  • Ambientet DRSHTRR Tiranë në Fushë Prezë me sipërfaqe 58 (pesëdhjetë e tetë) m2.

 

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar. Ambienti është i përshtatshëm për tu pajisur me tavolinë ngrenie dhe karrige brenda DRSHTRR Tiranë në autostradën Tiranë Durrës km 7 dhe DRSHTRR Tiranë në Fushë Prezë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Ofrimin e shërbimit Katering për punonjësit e Drejtorisë.
  • Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno-sanitare gjatë ofrimit të shërbimit dhe konsumimit të tij.
  • Mirëmbajtjen e ambientit dhe mobiljeve.

 

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  1. Kërkesë e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore, sipas planit të biznesit.
  2. Formulari i cmimit të ofertës financiare duke përcaktuar vlerën qirasë të përllogaritur pa TVSH dhe me TVSH, për muaj/vjetore për m2 me afat një vjeçar.
  3. Planbiznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, në të cilin duhet të përfshihet informacioni i mëposhtëm:
    • Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen;
    • Përshkrimi i projektit të investimit, i punimeve që do të realizohen, i shërbimeve që do të ofrohen, i burimeve financiare të investimit;
    • Niveli i punësimit, që do të realizohet sipas fazave kohore të përcaktuara
  4. Deklaratat në formën e vetëdeklarimit, si më poshtë vijon:
    • Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues; Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001” Për organizatat jo Fitimprurëse”.
    • Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore;
    • Deklaratë për administratorin, ortakët, dhe subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin; Për shtetasit/subjektet e huaja duhet të dorëzohet deklaratë e përfaqësuesit ligjor mbi gjëndjen gjyqësore civile dhe penale.
    • Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt, të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;
    • Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim.
  5. Leje mjedisi e tipit C, kodi III. 1.A( 1) lëshuar nga QKB.
  6. Liçense, Kodi II.a.A (1) lëshuar nga QKB.
  7. Akt miratimi higjeno –sanitar lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
  8. Operatori ekonomik duhet të paraqesë një çertifikatë qe vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqerisë, ISO 22000:2018. Çertifikata të jetë e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohura nga Republika e Shqipërisë.
  9. Kopje të Çertifikatës elektronike për Fiskalizimin dhe Kopje te vlefshme të Kontrates së lidhur me Shoqërine e Çertifikuar për zgjedhjen e softëere-ve në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë fatura nëpërmjet zgjidhjes softëerike.

 

Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi si dhe dokumentacioni duhet të jetë i vulosur, origjinal ose kopje e noterizuar dhe të dorëzohet në zarf të mbyllur fizikisht, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë Durrës km 7.

 

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht në datën 22.01.2025 ora 10:00 pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën e sipërcituar.

 

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Foto: