KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - Konkursi për subjektet cilët kërkojnë të konkurojnë për të fituar të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

 

Njoftohen të gjithë subjektet e interesuara se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka filluar procedurat e konkursit të hapur për pranimin e dokumentave, për subjektet të cilët kërkojnë të konkurojnë për të fituar të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës.

Linjat e transportit ndërqytetës të udhëtarëve për të cilat do të kryhet procesi i licencimit nëpërmjet konkursit të hapur janë të publikuara në Vendimin Nr. 4, datë 15.01.2026, të Komisionit Vlerësues, përkatësisht:

RRJETI I LINJAVE NDËRQYTETËSE TË LIRA PËR BASHKINË TIRANË

NR.

LINJA KRYESORE

NR. ORAREVE

NR. MJETEVE

1.

TIRANË – KRUJË – TIRANË

6 (gjashtë)

3 (tre)

2.

 

TIRANË – FUSHË KRUJË – TIRANË

(ME KALIM NGA KAMZA)

 

 

10 (Dhjetë)

8 (tetë)

 

Aplikimet kryhen online në Platformën eAlbania, në shërbimin “Licencimi në linjat e transportit ndërqytetës”, rubrika “Aplikim me shpallje”. Për kryerjen e aplikimit në platformën eAlbania, subjektet duhet të jenë pjesë e platformës elektronike eTransport. Për këtë qëllim subjektet që nuk janë pjesë e sistemit elektronik eTransport duhet të aplikojnë fillimisht në Platformën eAlbania në shërbimin “Kërkesë për akses në eTransport” për krijimin e mundësisë së aplikimit.

Periudha e pranimit të aplikimeve do të jetë nga data 02.02.2026 deri në datën 12.02.2026.

Dokumentacioni duhet të paraqitet i plotë.

Të gjitha aplikimet e kryera pas datës së përcaktuar në këtë njoftim, nuk do të merren në shqyrtim.

Për informacion dhe asistencë mund të kontaktohet në adresën:drejtoriacertifikimit@dpshtrr.gov.al

Shënim: Përpara se të plotësoni dokumentacionin, sugjerohet të lexoni me kujdes Udhëzimin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 5627, datë 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar, si dhe vendimin e Komisionit Vlerësues Nr. 04, datë 15.01.2026

DOKUMENTACIONI QË KËRKOHET NË KONKURSIN E HAPUR PËR PËRZGJEDHJEN E SUBJEKTIT KANDIDAT PËR TË OPERUAR NË LINJË TË RREGULLT NDËRQYTETËSE UDHËTARËSH

1. Dokumentacioni i nevojshëm për licencim në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës është si më poshtë:

1. Subjektet aplikuese duhet të kenë statusin e personit juridik;

2. Kërkesën për aplikim, vetëm sipas Lidhjes 6.

3. Vetdeklarim i përfaqësuesit ligjor të subjektit, vetëm sipas Lidhjes 7/1.

4. Vetdeklarim i drejtuesit të veprimtarisë, vetëm sipas Lidhjes 7/2.

5. Dokument/garanci bankare, ose Dokument i lëshuar nga shoqëri sigurimi, që vërteton _____________________________________________________________________________________________________ Adresa: Blv "Gjergj Fishta", Pall. "Bjorn" Tiranë; Tel.: +355 68 801 5 833; Fax. : +355 (0)42238175 email: dpshtrr@dpshtrr.gov.al; www.gov.al gjendje të qëndrueshme financiare, i cili duhet të jetë me vleftë 140 000 lekë për mjetin e parë dhe 70 000 lekë për çdo mjet tjetër shtesë.

6. Certifikata e kompetencës profesionale për drejtuesin teknik të veprimtarisë, dhe kontratë për një periudhë të paktën 5 vjeçare, nëse është një person i punësuar në këtë subjekt. Në plotësimin e këtij kriteri duhet të mbahen parasysh parashikimet e VKM-së nr. 325, datë 19.03.2008 “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, i ndryshuar, përsa i përket numrit të shoqërive ku një drejtues teknik duhet të jetë i punësuar.

7. Regjistrimi në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Bisnesit, ku objekti i veprimtarisë transporti i udhëtarëve.

8. Licenca e Agjencisë, për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit, ose Kontratë me një agjenci transporti.

9. Vërtetim nga administrata tatimore dhe nga bashkia përkatëse për shlyerjen e detyrimeve tatimore (dokumenti do të gjenerohet nëpërmjet ndërveprimit institucion me institucion nga sistemi i qarkullimit të dokumenteve me nënshkrim elektronik SQDNE);

10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) për administratorin dhe drejtuesin teknik të shoqërisë; (dokumenti do të gjenerohet nëpërmjet ndërveprimit institucion me institucion nga sistemi i qarkullimit të dokumenteve me nënshkrim elektronik SQDNE);

11. Mjetet me të cilat aplikohet duhet të kenë shlyer taksën vjetore të mjeteve pranë DPSHTRR-së.

12. Dokument i lëshuar nga gjykata, i cili të vërtetojë se administratori dhe drejtuesi teknik i shoqërisë nuk janë në proces penal. Për numrin e nevojshëm të mjeteve të kërkuar për shërbimin që do të operohet, për secilin mjet dhe drejtues mjeti, dokumentet si më poshtë:

a. Leja e qarkullimit të mjetit, dhe kontratë përdorimi/ qiraje, në se mjeti nuk është në pronësi të subjektit. Në rast se mjeti është me qira duhet që marrëdhënia e qirasë të jetë e pasqyruar në leje qarkullimi;

b. Certifikata e kontrollit teknik të mjetit;

c. Akt-vlerësimi komoditeti në transportin brenda vendit;

d. Certifikata e kalibrimit të tahografit të mjetit;

e. Regjistrimin në QKB të mjetit;

f. Leja e drejtimit për drejtuesin e mjetit, me kategoritë përkatëse; _____________________________________________________________________________________________________ Adresa: Blv "Gjergj Fishta", Pall. "Bjorn" Tiranë; Tel.: +355 68 801 5 833; Fax. : +355 (0)42238175 email: dpshtrr@dpshtrr.gov.al; www.gov.al

g. Certifikata Aftësisë Profesionale (CAP) e drejtuesit të mjetit dhe kontratë pune me drejtuesin e mjetit;

h. Policë sigurimi për Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik;

i. Policë sigurimi per Sigurimin e përgjegjësisë për dëmet shkaktuar palëve të treta të pronarit/përdoruesit të mjetit.

2. Subjekti aplikues për licencim në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës të udhëtarëve duhet të ketë në pronësi të tij të paktën 30% të numrit të mjeteve të nevojshëm për operimin në shërbim. Mosplotësimi i këtij kriteri përbën shkak për skualifikim.

3. Mjetet me të cilët subjekti aplikon për licencim në linjat e transportit ndërqytetës nuk duhet të jenë të çertifikuar për operim në linjat e transportit. Subjekti aplikues vetëdeklaron plotësimin e këtij kriteri sipas vetëdeklarimit që i bashkëlidhet këtij Vendimi.

4. Të gjitha Vendimet e Komisionit Vlerësues publikohen në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor www.dpshtrr.al.

Foto: