Mjet i Përdorur

You are here

Për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë në Shqipëri ose jashtë shtetit, ju duhet të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin.

Dokumentet që duhet të keni me vete:

  • Dokument identifikimi; Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete autorizim dhe një dokument identifikimi;
  • Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, i vlefshëm;
  • Dokumenti i identifikimit të treguesve të mjetit;
  • Dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, si: leje qarkullimi dhe/ose certifikatë pronësie, ose çregjistrim për eksport, në origjinal;
  • Dokumenti që konfirmon kryerjen e procedurave doganore, në origjinal;
  • Kontrata e Sigurimit të Mjetit sipas kushteve të marrëveshjes mes DPSHTRR dhe AMF;

Nëse mjeti i përdorur është blerë në Shqipëri:

  • RBS – konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese, të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.

Shënim: Dokumentet teknike dhe ato të fitimit të pronësisë, që janë në gjuhë të huaj, duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara, me përjashtim të rasteve si më poshtë:

  • Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknike të mjetit, të lëshuara nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga vendet e BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete edhe prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

Kontrolli Teknik

Të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë duhet të paraqiten brenda 7 ditëve në Qendrën e Kontrollit Teknik për t’iu nënshtruar kontrollit teknik.

Tarifa

Regjistrimi i Mjetit të Përdorur

Mjet i blerë në Shqipëri

Mjet i blerë jashtë shtetit

Certifikatë e Kontrollit Fizik të Mjetit

-

2,000 lekë

Leje Qarkullimi

2,500 lekë

2,500 lekë

Pajisje me targa (2,000 lekë/targa)
Mjet: 2 targa 

Motomjet: 1 targë 

4,000 lekë Targë për Mjete*
2,000 lekë Targë për Motomjete*

(Nëse ndërrohen targat ekzistuese)

4,000 lekë Targë për Mjete*
2,000 lekë Targë për Motomjete*

RBS

1,400 lekë

-