Mjet i Blinduar

You are here

Për të regjistruar një mjet të ri/0 km, të paregjistruar më parë, të blerë në Shqipëri/jashtë shtetit, ju duhet të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin;

Dokumentet

  • Dokument identifikimi. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete autorizim/prokurë dhe një dokument identifikimi;
  • Autorizim të veçantë (vlefshmëria e autorizimit për regjistrimin e mjetit të blinduar, në zbatim të nenit 93/1 është 10 ditë) si më poshtë:
    • Për mjetin e blinduar, që do të përdoret për qëllime transporti vlerash monetare, ose për qëllime të tjera sigurimi, shoqërim personash apo vlerash artistike etj., kërkohet autorizim të lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
    • Për mjetin e blinduar që do të përdoret për qëllime personale private kërkohet autorizim të lëshuar nga Drejtori i Policisë së Qarkut.
  • Dokumentet shoqërues me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuar nga organet zyrtare të shtetit nga vjen mjeti, si: leje qarkullimi dhe/ose certifikatë pronësie, ose çregjistrim për eksport, në origjinal;
  • Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal;
  • Certifikata e Pronësisë, e vlefshme;
  • Kontrata e Sigurimit të Mjetit;
  • Nëse mjeti i ri/ 0 km është blerë në Shqipëri:
    RBS - konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.

Shënim: Nuk ka nevojë të jenë të përkthyera dhe noterizuara:

  • Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht.

Pasi të kryeni Kontrollin Fizik të mjetit në Drejtorinë Rajonale, do të pajiseni me Certifikatën e Kontrollit Fizik;

Pas Kontrollit Fizik, do paraqiteni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën.

Kontrolli Teknik

Të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, duhet të paraqiten brenda 7 ditëve në Qendrën e Kontrollit Teknik, për t’ju nënshtruar kontrollit teknik.

Tarifa

Regjistrimi i Mjetit të Përdorur

Mjet i blerë në Shqipëri

Mjet i blerë jashtë shtetit

Certifikatë e Kontrollit Fizik të Mjetit

2,000 lekë

2,000 lekë

Leje Qarkullimi

2,500 lekë

2,500 lekë

Pajisje me targa (2,000 lekë/targa)
Mjet: 2 targa 
Motomjet: 1 targë 
Pajisje me targa të veçanta 
(Butoni ‘Kliko’)

4,000 lekë Targë për Mjete*
2,000 lekë Targë për Motomjete*
(nëse ndërrohen targat ekzistuese)

4,000 lekë  Targë për Mjete
2,000 lekë Targë për Motomjete

RBS

1,400 lekë

-

 

Kur regjistrohet mjeti i përdorur, i blerë në Shqipëri, pronari i ri i mjetit mund të mbajë targat ekzistuese pa paguar tarifë shtesë. Nëse pronari dëshiron targa të reja, mund t’i ndryshojë duke paguar tarifat përkatëse.