Leja e Drejtimit për persona me aftësi të kufizuara
Kategoritë e lejuara
Personave me aftësi të kufizuara mund t’u lëshohet leje drejtimi për kategoritë:
- AM, A1, A2, A
- B1, B
- C1, C
Leja e drejtimit vërteton aftësinë e drejtuesit për të drejtuar një mjet të përshtatur sipas nevojave të tij.
Paraqitja fillestare dhe orientimi
Personi i interesuar, së bashku me drejtuesin teknik të autoshkollës:
- paraqitet në DRSHTRR, pranë Kryetarit të Degës së Drejtuesve të Mjeteve;
- pas vlerësimit të kufizimeve, orientohet për:
- kryerjen e kontrolleve mjekësore;
- vijimin e procedurave përkatëse.
Vlerësimi mjekësor
Personi:
- kryen kontrollet mjekësore të kërkuara;
- paraqitet pranë Komisionit Mjekësor me dokumentacionin përkatës.
Komisioni Mjekësor:
- vendos nëse personi është i aftë për drejtim mjeti;
- nëse po, lëshon Certifikatën Mjekësore, ku përcaktohen:
- kodet kufizuese për drejtuesin;
- kodet për përshtatjen e mjetit (sipas rastit).
Këto kode pasqyrohen në dokumentet e përgatitjes në autoshkollë dhe shënohen në Lejen e Drejtimit.
Vlerësimi praktik i përshtatshmërisë (nëse kërkohet).
Në rastet kur vlerësimi nuk mund të bëhet vetëm me teste klinike:
- kryhet provë praktike drejtimi me mjet të përshtatur;
- në komision merr pjesë edhe një inxhinier mekanik;
- procesi zhvillohet pranë DRSHTRR-së përkatëse.
Regjistrimi në autoshkollë
Pas marrjes së certifikatës mjekësore:
- kandidati regjistrohet në një autoshkollë të licencuar;
- ndjek kursin e përgatitjes teorike dhe praktike.
Përgatitja dhe provimi
- Procedurat (regjistrimi, dokumentacioni, kohëzgjatja, tarifat, provimet) janë të njëjta me ato për kandidatët e tjerë, sipas kategorisë.
- Në rastet kur kërkohet (në varësi të kufizimit që ka):
- përgatitja praktike dhe provimi zhvillohen me mjet të përshtatur.
Raste të veçanta (drejtues ekzistues)
Drejtuesit e pajisur me leje drejtimi dhe më pas pësojnë dëmtime fizike:
- i nënshtrohen të njëjtës procedurë vlerësimi;
- nuk japin provim teorik për kategoritë që zotërojnë;
- ndjekin:
- kurs praktik me mjet të përshtatur;
- provë për aftësitë drejtuese dhe sjelljen në trafik.
Shënim: Përshtatja e mjetit dhe kufizimet përcaktohen rast pas rasti, në bazë të vendimit të Komisionit Mjekësor dhe legjislacionit në fuqi.