Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për Mësues Teorie

You are here

Pajisja për herë të parë me DAP për Mësues Teorie

Mësuesi i teorisë duhet të jetë i diplomuar inxhinier mekanik (profili mekanik).

Mësuesi i teorisë duhet të jetë i pajisur me Dëshmi Aftësisë Profesionale nga DPSHTRR.

Për tu pajisur me Dëshminë e Aftësisë Profesionale, mbajtësi i saj duhet të drejtohet në zyrat përkatëse të DRSHTRR-së ku ka vendbanimin me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës;
  • Fotografi (2 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm.

Programi teorik orientues për kualifikimin e mësuesve të teorisë në autoshkollë është sipas lidhjes 3 dhe nenit 28, pika 2 të këtij programi teorik orientues për kualifikimin e mësuesve të teorisë në autoshkollë është sipas lidhjes 3 dhe nenit 28, pika 2 të Udhëzimit Nr.9, date 14.04.2022 Për aktivitetin e Autoshkollave.

Pyetësori për Mësues Teorie gjendet në faqen zyrtare të DPSHTRr-së.

Provimi kryhet të premten e fundit të çdo muaji.

Tarifat:

Regjistrimi 500Lekë. Riprovimi 600Lekë. Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3,500 Lekë.

Për qytetarët e Tiranës:

Regjistrimi për herë të parë për Dëshminë Mësues Teorie kryhet në Ish NShrak.

Dublikatë DAP për Mësues Teorie

Informacion për pajisje me dublikatë dokumentet dhe procedurën

Dëshmia e Aftësisë Profesionale për Mësuesit e Teorisë është pa afat, dublikata lëshohet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur zotëruesi i saj ndryshon vendbanim.

Dokumentacioni i nevojshëm për rinovim:

  • Dokument identifikimi;
  • Fotografi (2 copë) me përmasa 4.2 cm × 3.5 cm;
  • Dëshmia e Aftësisë Profesionale Mësues Teorie (në rastet që e disponon)

Tarifa për këtë shërbim është 3,500 Lekë.

Për qytetarët e Tiranës:

Aplikimi për rinovimin e dëshmisë për Mësues Teorie kryhet pranë ish Nshrak.