Funksioni dhe Veprimtaria e Njësisë së Kontrollit

You are here

Funksioni I Njësisë së Kontrollit

Njësia e Kontrollit është strukturë e krijuar në përmbushje të kërkesave të Ligjit Nr. 9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, ndryshuar, në të cilin citohet se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është institucion i ngarkuar për:

  • Kontrollin dhe zbatimin e këtij ligji;
  • Vendosjen e mbledhjen e gjobave për kundërvajtjet administrative, në kontrollet që do të ushtrojë pranë subjekteve që kryejnë veprimtaritë e specifikuara në ligj.

Veprimtaria e Njësisë së Kontrollit

Njësia e Kontrollit ka si objekt veprimtarie, zbatimin e Ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, ndryshuar, aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në zbatim të tij; nga subjektet që kryejnë veprimtarinë e autoriparimit, që blejnë, shesin apo ndërmjetësojnë në shitblerje, që pjesëzojnë, rivënë në punë, japin mjete me qira ose vënë në dispozicion të të tretëve mjetet e tyre, që depozitojnë dhe shkatërrojnë mjetet e dala jashtë përdorimit, agjencive, që trajtojnë praktikat për qarkullimin  e mjeteve me motor dhe të rimorkiove.

Çdo subjekt i cili ushtron këto veprimtari duhet të zbatojë rregullat e përcaktuara për kryerjen e shërbimeve dhe për ushtrimin e veprimtarisë, në të kundërt do të përballen me masa administrative.

Njësia e Kontrollit lejohet të hyjë në mjediset/ambientet ku ushtrohen veprimtaritë e parashikuara në autorizimet përkatëse për të:

  • Kontrolluar autorizimet;
  • Verifikuar përmbushjen e kushteve teknike;
  • Kontrolluar regjistrat e subjekteve.