Agjenci për Praktikat e Qarkullimit të Mjeteve

You are here

Ushtrimi i veprimtarisë së Agjencisë që ushtrojnë veprimtari të trajtimit të praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor dhe/ose rimorkiove bëhet i mundur sipas legjislacionit në fuqi për subjektet e tatueshme.

Veprimtaritë e ushtruara:

  • Këshillimi;
  • Asistenca;
  • Përshpejtimi i procedurave;
  • Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar.

kundrejt pagesës nga agjencitë, për llogari të çdo personi ose subjekti që kërkon të kryejë veprimtaritë, që rregullohen me këtë ligj ose që lidhen me qarkullimin rrugor të mjeteve me motor dhe/ose të rimorkiove

Subjektet juridike duhet të:

  • Disponojnë ambientet e nevojshme;
  • Plotësojnë kushtet dhe procedurat, respektivisht, sipas nenit ose neneve përkatëse të këtij udhëzimi.
    • Kërkesë nga Drejtuesi Ligjor për pajisjen me Autorizim për ushtrimin e veprimtarisë;
    • Kontratë midis Drejtuesit Ligjor dhe Përgjegjësin Teknik me afat të përcaktuar mbi një vit;
    • Kopje e Vërtetimit të Aftësive Profesionale të Përgjegjësit Teknik;
    • Rregullore e brendshme e funksionimit të veprimtarisë e cila duhet të përmbajë:
      • Zbatimin e Ligjit dhe të Udhëzimit për Autoriparimet;
      • Plotësimin e Regjistrit;
      • Zbatimim e rregullave të mbrojtjes nga zjarri.
  • Dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, që pasqyrojnë mjediset, pajisjet, instrumentat etj

Kërkesa për Autorizimin e ushtrimit të veprimtarisë kryhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbime të Transportit Rrugor, ku subjekti ka selinë.