Komisioni i Ankimit

You are here

Komisioni i Ankimit

Subjekti ndaj të cilit është marrë masë administrative nga strukturat kontrolluese të DPSHTRR-së, ka të drejtën e ankimit me shkrim brenda 30 ditësh nga data e mbajtjes së procesverbalit të gjobës, pranë komisionit të shqyrtimit të ankimeve të masës administrative.

Subjekti ankimues mund të dorëzojë dorazi, në zyrën e protokollit pranë DPSHTRR-së ose me anë të shërbimit postar ankimin. Në ankimim subjekti duhet të vërtetojë datën e marrjes së aktit administrativ, objekt i ankimimit. Data e marjes së ankimit me shkrim nga komisioni i Shqyrtimit të Ankimeve do të konsiderohet data e protokollit në institucion.

Për vlerësimin e masave administrative dhe shqyrtimin e ankimeve, funksionon Komisioni i Shqyrtimit të Ankimit të Masës Administrative, i cili shqyrton ankesën e subjektevesi dhe vendos për masën administrative të vendosur nga Njësia e Kontrollit, si dhe sipas rastit propozon pezullimin e veprimtarisë nga autoriteti që ka lëshuar autorizimin (licensë).

Dispozitat ligjore