Hapat për Shërbimin e Errësimit të Xhamave

You are here

Ju mund të drejtoheni pranë çdo subjekti të pajisur me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim.

Subjektet e Errësimit të Xhamave

 

Pas errësimit të xhamave me materiale errësuese (film ose veshje plastike) të homologuara nga prodhuesi i tyre, subjekti që ka kryer shërbimin lëshon nën përgjegjësinë e tij:

  • Faturën tatimore me TVSH të lëshuar nga subjekti që ka kryer shërbimin;
  • Fletë garancie për materialin errësues për periudhën e kohëzgjatjes në xhamin e mjetit deri sa materiali të bëhet i pavlefshëm (dëmtohet) nëse punimi është kryer nga subjekti ku ju po tërhiqni këtë dokument;
  • Dokumentin në të cilën identifikohet qartë targa, marka dhe modeli i mjetit, si edhe lloji i materialit errësues sipas certifikatës së lëshuar nga prodhuesi që subjekti administron.

Me dokumentat e mësipërme të lëshuara nga subjekti ku ju keni errësuar xhamat, do të shkoni në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku keni vendbanimin.
Gjithashtu, ju duhet të keni me vete:

  • Dokument identifikimi;
  • Leje Qarkullimi e Mjetit.

Ju do të pajiseni me Certifikatë Miratimi të Errësimit të Xhamave e cila duhet të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me Lejen e Qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.