Përdorimi i Mjetit nga të Tretë

You are here

Ndryshim i përdorimit të mjetit

Mjeti mund të caktohet për përdorim vetjak ose për të tretë.

Të gjitha mjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, duhet të paraqiten brenda 30 ditëve pranë DRSHTRR-së për kryerjen e veprimeve për dhënien në përdorim të të tjerëve.

Përdorimi i mjetit nga të tretë përfshin:

  • dhënien me qira, pa drejtues mjeti;
  • dhënien me qira, me drejtues mjeti dhe shërbimi taksi për transport udhëtarësh;
  • shërbimin e linjës për transport udhëtarësh ose për transport mallrash;
  • shërbimin e transportit të mallrave për llogari të tretëve;
  • shërbimin taksi për transportin e mallrave për llogari të tretëve.

Ndryshimi i përdorimit të mjetit pasqyrohet në fushën “Destinacioni dhe Përdorimi” në:

  • Lejen e qarkullimit;
  • Certifikatën e pronësisë (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit).

Ju duhet të paraqiteni pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale ku është i regjistruar mjeti, me këto dokumente me vete:

  • Dokument identifikimi. Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jetë i pajisur me autorizim dhe mjetin e identifikimit;
  • Leja e qarkullimit;
  • Certifikata e pronësisë (nëse nuk jeni pajisur me lejen e re të qarkullimit);
  • Kontrata e qirasë e noterizuar;
  • Kontrata e sigurimit të mjetit.

Tarifat

  • Përditësimi i Lejes së Qarkullimit   -  2,500 Lekë