Oraret e shërbimit për kryerjen e Kontrollit të Teknik të Mjetit

You are here

Data e kontrollit të ardhshëm teknik është e printuar në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjetit në fushën “E vlefshme deri më” dhe njëkohësisht edhe në “Pulla e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore” në pjesën e poshtme djathtas të Certifikatës së Kontrollit Teknik. Kontrolli Teknik mund të kryhet pranë çdo Qendre Kontrolli Teknik, pra nuk është e nevojshme që qytetarët të paraqiten pranë DRSHTRR-së ku rezulton dosja e mjetit ose ku kanë vendbanimin. Në rast se ka rezultuar ngelës në kontrollin teknik atëherë është e detyrueshme që rikontrolli të kryhet në po të njëjtën Qendër të Kontrollit Teknik ku ai ka rezultuar ngelës brenda afatit 30 ditor. Pas tejkalimit të këtij afati mund të paraqitet në ccdo qendër.

Oraret e shërbimit për kryerjen e Kontrollit të Teknik të Mjetit

 

Tirana2 (ish Nshrak) Llojet e mjetit Autoveturë dhe Motor

E Hënë

08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
   

Tirana1 (Fushë Prezë)

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
   

Durrës

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
   

Elbasan

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
   

Korcë

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 18:00
   

Të gjithë qendrat e tjera

Të gjithë llojet e mjeteve
E Hënë 08:00 – 19:00
E Martë – E Premte 08:00 – 16:00

Dokumentet për kryerjen e Kontrollit Teknik të Mjetit

Leja e qarkullimit të mjetit (dokumenti origjinal) ose procesverbal i konstatimit të shkeljes nga organet e Policisë së Shtetit ose Task Forca e Transportit Rrugor ku pasqyrohet masa administrative shtesë e tërheqjes së lejes së qarkullimit të mjetit për mungesë të kontrollit teknik.

  • Raporti teknik paraardhës në rast të rikontrollit të mjetit (kur ka rezultuar ngelës);
  • Çertifikatë e vlefshme e xhamave të errësuar e lëshuar nga DPSHTRR, kur mjeti është me xhama të errësuar.

Në kontroll teknik të mjetit mund të paraqitet pronari ose çdo përdorues i mjetit që ka një lejedrejtimi të vlefshme sipas llojit/kategorisë së mjetit.

Rikontrolli i mjetit në rast të dështimit në Kontrollin Teknik

Në rast se gjatë kontrollit të mjetit, konstatohen papërshtashmëri teknike (jashtë normave të parashikuara në Manualin e Kontrollit Teknik) mjeti nuk do të çertifikohet dhe rezultati i testit do të paraqitet në raportin e kontrollit teknik me të gjithë matjet e kryera dhe mangësitë e konstatuara, ku sqarohen dhe “Arsyet e dështimit të testit”.Zotëruesit e mjeteve janë të detyruar që brenda një afati 30 ditor të kryejnë riparime te difekteve të listuara në raportin e kontrollit teknik dhe të paraqiten për procedurën e rikontrollit, për mangësitë e konstatuara gjatë kontrollit fillestar duke paraqitur dhe raportin teknik paraardhës. Rikontrolli kryhet vetëm në Qendrën e Kontrollit Teknik në të cilën mjeti nuk e ka kaluar kontrollin fillestar. Në rast se tejkalohet afati i përcaktuar prej 30 ditësh, procedura e testimit dhe dhe pagesa duhet të kryhen nga e para.

Kategorizimi i mangësive/difekteve dhe afati i korrigjimit të tyre

  • Mangësi të vogla (që nuk kanë efekt të rëndësishëm mbi sigurinë e mjetit ose ndikimin në mjedis, dhe mospërputhje të tjera të vogla) - kontrolli do të konsiderohet se është kalues; mangësitë duhet të korrigjohen dhe mjeti nuk duhet të rikontrollohet.;
  • Mangësi të mëdha (që mund të dëmtojnë sigurinë e automjetit ose të kenë ndikim në mjedis ose të rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, ose mospërputhje të tjera më të rëndësishme) - testi do të konsiderohet jo kalues dhe kontrolli i mëpasshëm do zhvillohet jo më vonë se 30 ditë nga kontrolli fillestar;
  • Mangësi të rrezikshme (që përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për sigurinë në rrugë ose që kanë ndikim në mjedis, të cilat justifikojnë që autoriteti kompetent të ndalojë përdorimin e mjetit në rrugë publike) - testi do të konsiderohet jo kalues dhe mjeti në fjalë nuk duhet të përdoret në rrugë publike deri në kohën kur mangësitë të jenë korrigjuar dhe për të të jetë lëshuar një çertifikatë e kontrollit teknik të mjetit që dëshmon se mjeti është në gjendje të përshtatshme teknike; jo më vonë se 30 ditë nga kontrolli fillestar.

Çfarë duhet të kem parasysh kur mjeti është për rikontroll teknik?

  • Kontrolloni mirë çdo arsye për dështim (mbetje) nga testi paraardhës;
  • Kontrolloni çdo element që mund të jetë ndikuar/ndryshuar nga riparimet e mjetit;
  • Kontrolloni sistemin e frenimit nëse është ndikuar/ndryshuar nga riparimet e mjetit për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve;
  • Kontrolloni dhe riparoni cdo mangësi/difekt të vogël i cili është sinjalizuar nga testi/testet paraardhës.

Certifikata e Kontrollit Teknik dhe Afatet e Vlefshmërisë

Në rast se mjeti rezulton kalues në kontrollin teknik lëshohet certifikata e kontrollit teknik të mjetit.

Afatet e Vlefshmërisë të Certifikatës së Kontrollit Teknik:

  • Mjetet e reja (km 0) të kategorisë M1 (Autovetura) dhe N1 (Mjete për transport mallrash deri në 3.5 ton) : kryejnë kontroll teknik 3 (tre) vjet pas datës në të cilën automjeti është regjistruar së pari, dhe më pas çdo 2 (dy) vjet;
  • Mjetet e kategorisë M1 (Autovetura) që përdoren si taksi, autoshkolla ose autoambulanca, automjetet e kategorive M2, M3 (Mjete për transport njerëzish mbi 8+1 vende), N2, N3, O3 dhe O4 (Mjete për transport mallrash mbi 3.5 ton): 1 (një) vit pas datës në të cilën mjeti është regjistruar së pari dhe më pas çdo vit;
  • Mjetet e kategorisë T5 (Traktorë me rrota), përdorimi i të cilave kryhet kryesisht në rrugë publike për qëllime transporti komercial: 3 (tre) vjet pas datës në të cilën automjeti është regjistruar së pari, dhe më pas çdo 2 (dy) vjet;
  • Mjetet e reja (km 0) të kategorive L3, L4, L5 dhe L7 (Motomjete), me një zhvendosje motorrike prej më shumë se 125 cm3: 3 (tre) vjet pas datës në të cilën automjeti është regjistruar së pari, dhe më pas çdo 2 (dy) vjet.

Humbja e Certifikatës së Kontrollit Teknik

Në rast humbje të Certifikatës së Kontrollit Teknik të lëshuar nga DPSHTRR, qytetarët mund të paraqiten pranë çdo Qendre të Kontrollit Teknik, pa rezervuar online në e-Albania, për pajisjen me dublikatë të saj.

Dublikata lëshohet me afatin të vlefshmërisë së certificates së kontrollit teknik për të cilën po lëshohet kjo dublikatë (pra me afatin e që ka patur certifikata).

Nëse ju keni një kontroll të vlefshëm teknik të lëshuar nga DPSHTRR, ju mund të merrni një dublikatë të certifikatëssë kontrollit teknik pranë çdo qendre të kontrollit teknik. Në këtë rast nuk është e detyrueshme paraqitja e mjetit por vetëm leja e qarkullimit (dokument origjinal).