Mjete të Prodhura gjate Viteve 1990-2000

You are here

Ka shumë mjete që mund të ruhen, blihen ose importohen për qëllime koleksionimi dhe për pasurimin e motorizimit kombëtar, por nuk e kanë arritur vjetërsinë e nevojshme për t’u përfshirë në Regjistrin e Mjeteve Retro. Ndër këto mjete janë ato që kanë vjetërsi ndërmjet 20 dhe 29 vjet (të prodhuara midis viteve 1990-2000), të cilat përfshihen në Listën e Zhvillimit “Future Classics”.

Kriteret për përfshirjen në këtë listë:

  • Mjetet me vjetërsi 20-29 vjeç
  • Mjetet që paraqesin vlera historike potenciale, por ende nuk e kanë arritur vjetërsinë e nevojshme (30 vjet) për t’u përfshirë në Regjistrin e Mjeteve Historike.

Roli i listës:
Kjo listë është një udhëzues për ruajtjen dhe importin e modeleve që mund të kenë vlera historike në të ardhmen, por ende nuk e plotësojnë vjetërsinë për t’u regjistruar si mjete historike. Procesi i verifikimit për marrjen e statusit RETRO do të vijojë vetëm kur mjeti të plotësojë vjetërsinë e nevojshme (30 vjet).

  • Kujdes:
    Mos blini ose importoni një mjet pa qenë pjesë e Listës Zyrtare të Mjeteve Historike ose pa marrë një konfirmim të posaçëm nga Komisioni RETRO - DPSHTRR. Prania e mjetit në këto lista është një kusht i detyrueshëm për importin dhe përfshirjen në Regjistrin e Mjeteve Historike RETRO.

Verifikimi i Mjeteve Historike

Lista e Mjeteve Historike përditësohet rregullisht. Grupi i ekspertëve shqyrton çdo kërkesë për informim mbi modelet që mund të mos jenë përfshirë në listë. Këto kërkesa vlerësohen rast pas rasti, duke marrë parasysh informacionet dhe dokumentet që lidhen me historikun e mjetit.

Hapat nëse mjeti nuk është në listë:
Nëse mjeti që dëshironi të regjistroni nuk është pjesë e Listës Zyrtare të Mjeteve Historike, do t'ju duhet të depozitoni një kërkesë dhe të prisni për përgjigje nga Komisioni RETRO pranë DPSHTRR për vlerësim.