Vërtetime për Leje Drejtimi

You are here

Vërtetim për Leje Drejtimi (për brenda vendit)

 Paraqitja dhe dokumentacioni

Për pajisje me vërtetim për leje drejtimi për brenda vendit, personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së sipas vendbanimit dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm;
  • Leje drejtimi të vlefshme.

 Tarifa- 1,000 lekë

Afati i lëshimit

  • brenda 2 (dy) ditëve, nga DRSHTRR ku është kryer aplikimi.

Vërtetim për Leje Drejtimi (për jashtë vendit)

Paraqitja dhe dokumentacioni

Për pajisje me vërtetim për leje drejtimi për jashtë vendit, personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së sipas vendbanimit dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm
    (verifikohet, fotokopjohet dhe i kthehet qytetarit);
  • Leje drejtimi të vlefshme
    (verifikohet, fotokopjohet dhe i kthehet qytetarit).

Tarifa- 1,000 lekë

Afati i lëshimit

  • brenda 5 (pesë) ditëve, nga DRSHTRR ku është kryer aplikimi.