Aplikimi/Humbja ose vjedhja/Ndërrimi/Kthimi për Kartë Tahografi Drejtues Mjeti

You are here

Kushtet për pajisjen me kartë tahografi për drejtues mjeti

Karta e memories së tahografit për drejtues mjeti lëshohet nga DPSHTRR, nëse kërkuesi plotëson kushtet e mëposhtme:

  • ka vendbanimin në Republikën e Shqipërisë;
  • është mbajtës i një leje drejtimi të vlefshme, që lejon drejtimin e mjeteve që i nënshtrohen marrëveshjes AETR ose legjislacionit përkatës në fuqi;
  • nuk zotëron një kartë tahografi drejtuesi të vlefshme, ose ka paraqitur një kërkesë që është në shqyrtim.

Aplikimi për kartë tahografi

Aplikimi kryhet pranë DRSHTRR-së sipas vendbanimit, duke dorëzuar:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm;
  • Lejen e drejtimit që zotëron;
  • 1 (një) fotografi.

Karakteristikat e kartës së drejtuesit

  • Karta e tahografit nuk zëvendëson lejen e drejtimit dhe duhet të paraqitet në çdo kontroll;
  • Është personale dhe e patransferueshme;
  • Mbetet në pronësi të drejtuesit edhe në rast ndryshimi të punëdhënësit;
  • Nuk mund të pezullohet ose hiqet gjatë vlefshmërisë, përveç rasteve kur:
    • konstatohet falsifikim;
    • përdoret nga një person tjetër;
    • është përfituar me deklarime ose dokumente të rreme.

Humbja ose vjedhja e kartës

Në rast humbjeje ose vjedhjeje:

  • mbajtësi duhet të bëjë denoncim pranë autoriteteve kompetente;
  • nëse ndodhet jashtë shtetit që e ka lëshuar kartën, denoncimi bëhet në shtetin e vendbanimit;
  • pas konfirmimit të denoncimit në DRSHTRR, aplikanti paraqet kërkesë për kartë të re me dokumentacionin përkatës.

Ndërrimi i kartës së tahografit

Ndërrimi i kartës gjatë periudhës së vlefshmërisë kryhet vetëm në rastet:

  • Ndryshim i vendbanimit në një shtet tjetër
    kërkohet pajisje me kartë të re në vendin e ri, duke dorëzuar kartën ekzistuese;
  • Ndryshim i të dhënave administrative
  • aplikanti paraqet kërkesë pranë DRSHTRR-së dhe dorëzon kartën aktuale.

Karta e re ka një afat vlefshmërie 5 vjet, nga data e lëshimit.

Kthimi i kartës së tahografit

  • Mbajtësi mund ta kthejë kartën në çdo kohë;
  • Kthimi bëhet me deklaratë personale pranë nëpunësit të DRSHTRR-së;
  • Karta bëhet e pavlefshme dhe administrohet në dosje;
  • Çdo kërkesë e re trajtohet si aplikim i ri.

Shënim: Përdorimi i kartës së tahografit është i detyrueshëm për drejtuesit e mjeteve që operojnë në transportin rrugor, sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi.