Aplikimi për Kartë Tahografi Nominale

You are here

Karta tahografi për kontrollorët e Task-Forcës së Transportit Rrugor

Kartat e memories tahograf jepen nga DPSHTRR-ja për çdo kontrollor të Task – Forcës së Transportit Rrugor, duke u bazuar në kriteret që përcakton Udhëzimi i Ministrit të MPPT-së Nr.4162, datë 18.10.1999 “Mbi kontrollin rrugor dhe mbikqyrjen e kualifikuar në transportin rrugor”, me ndryshimet përkatëse. Ky propozim vlerësohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe nëse miratohet, kontrollori i sipërcituar pajiset me autorizim nominal. Strukturat e kontrollit rrugor janë si më poshtë:

Task – Forca e Transportit Rrugor

Kërkesa zyrtare për kartë tahografi duhet të mbërrijë pranë Drejtorisë Rajonale të DPSHTRR-së në të cilën përfshihet, pasuar me një formular specific, të plotësuar tërësisht dhe të nënshkruar nga aplikanti. Aplikimi shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:

  1. Mjet Identifikimi;
  2. Fotografi e mbajtësit;
  3. Autorizim nominal, lëshuar nga Task – Forca e Transportit Rrugor.

Karta e memories tahograf e inspektorit të kontrollit rrugor është personale. Nëse mbajtësi i kartës tahograf largohet nga detyra, përgjegjësi i kontrollit rrugor duhet të njoftojë DPSHTRR-në në të njëjtën datë me shkrim dhe me telefon. Njoftimi me shkrim konfirmohet edhe nga drejtori rajonal. Njoftimi depozitohet në dosje së bashku me kartën, dhe kjo e fundit bëhet e pavlefshme.


Deklarata e humbjes ose vjedhjes së kartës së tahografit

Në rast humbje ose vjedhjeje, mbajtësi duhet të bëjë një denoncim pranë autoriteteve kompetente ku ka ndodhur humbja ose vjedhja. Pasi konfirmohet mbërritja e denoncimit në DRSHTRR, depozitohet dhe kërkesa për kartë tahograf të re me dokumentet përkatëse.


Kthimi i kartës së memories së tahografit

Mbajtësi i kartës tahograf mund ta kthejë kartën në çdo moment dhe pa paralajmërim të shoqëruar me arsyet ligjore përkatëse të konfirmuara nga përgjegjësi i kontrollit rrugor së bashku me kartën, ku kjo e fundit bëhet e pavlefshme. Çdo kërkesë e re përbën objektin e krijimit të një aplikimi të ri.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”