Pajisja për Herë të Parë me CKP për Transport Ndërkombëtar (Niveli i II)

You are here

Aplikimi për CKP bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka vendbanimin aplikanti dhe e përfitojnë kandidatët të cilët janë pajisur me CKP niveli i parë, dhe duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës së universitetit, ose Dëftesë Pjekurie e shkollës së mesme;
  • Në rastin e arsimit të mesëm, dorëzohet ekstrakti i QKB-së, ku të vërtetohet eksperienca 3 vjeçare si administrator në kompanitë e transportit (eksperienca duhet të jetë 3 vitet e fundit para dates së aplikimit);
  • Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm.

Organizimi i trajnimit për herë të parë

DPSHTRR organizon trajnimin e kandidatëve për drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor, (Niveli i II) dhe përfshin 24 orë mësimi për transport ndërkombëtar për mallra dhe udhëtarë.

Tarifat

  • Regjistrimi – 500 lekë;
  • Tarifa për trajnim – 400 lekë/ora;
  • Certifikata – 3,600 lekë;
  • Tarifa për riprovim (në rast se aplikanti nuk shpallet fitues) – 600 lekë;
  • Tarifa për përsëritjen e kursit të trajnimit – 200 lekë/ora.

Në Tiranë, aplikimi për herë të parë bëhet pranë zyrave në ish-NSHRAK.