Rinovimi i Certifikatës së Aftësisë Profesionale (CAP) kryhet në përputhje me Udhëzimin Nr. 3606/2, datë 28.10.2011, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin Nr. 1, datë 10.4.2026, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 87, datë 24.04.2026.

Kandidatët që rinovojnë CAP ndjekin trajnimin periodik të detyrueshëm dhe pajisen me CAP pas plotësimit të orëve përkatëse të trajnimit, sipas programit mësimor në fuqi.

Trajnimi periodik kryhet në subjektet (autoshkolla) të licencuara nga QKB-ja për këtë aktivitet dhe të pajisura me vendim miratues nga DPSHTRR.

Trajnimi periodik përbëhet nga:

  • 35 orë teori, të zhvilluara në jo më pak se 7 ditë.

Pas përfundimit të trajnimit periodik dhe verifikimit të dokumentacionit, rinovimi i CAP pasqyrohet:

  • në lejen e drejtimit,  në krah të kategorisë perkatëse poshtë numrit 12, në anën e pasme të lejes së drejtimit, me shënimin "95" (data.muaji.viti) ku brenda kllapave shënohet afati i vlefshmërisë së CAP,.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim pranë Drejtorisë Rajonale:

  • Kërkesën për kryerje shërbimi sipas modelit të miratuar (të nënshkruar edhe nga aplikanti në fushën përkatëse)
  • Dokument identifikimi i vlefshëm;
  • Leje drejtimi e vlefshme për kategorinë CAP për të cilën kërkohet rinovimi;
  • Kartoni i vjetër CAP (kur aplikanti është i pajisur me të);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti, e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Tarifat

Në momentin e regjistrimit:

  • Regjistrimi teorik për kursin teorik për CAP: 1,000 lekë;
  • Vërtetim për konfirmimin e trajnimit: 5,000 lekë;

Pas ndjekies së trajnimit periodik të detyrueshëm:

* Pajisja / rinovimi me karton të lejes së drejtimit me me shënimin "95": 4,500 lekë.