Pajisja për Herë të Parë

You are here

 

Për t’u pajisur me “Dëshmi Taksisti”, aplikanti duhet të:

  • Plotësojë kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar;
  • Pajiset me Vërtetimin e Aplikimit;
  • Përfundojë trajnimin e detyrueshëm;
  • Kalojë me sukses testimin teorik.

Për t’u regjistruar në procedurën e pajisjes me “Dëshmi Taksisti”, aplikanti duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Dokument identifikimi: fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës. Për shtetasit e huaj rezidentë në Republikën e Shqipërisë kërkohet dokumentacioni i mëposhtëm:

- Fotokopje e lejeqëndrimit, me afat vlefshmërie jo më pak se 1 vit.

- Fotokopje e pasaportës biometrike, e njehsuar me origjinalin, e përkthyer dhe e noterizuar, sipas rastit.

b) Leje drejtimi e vlefshme, të paktën e kategorisë D1.

c) Raport i aftësisë për punë, që vërteton aftësinë fizike, mendore dhe psikologjike për ushtrimin e veprimtarisë përkatëse, i lëshuar jo më herët se 30 ditë përpara datës së aplikimit.:

d) Dëshmi penaliteti, e lëshuar jo më herët se 3 muaj përpara datës së aplikimit.

e) Pagesa e tarifës së shërbimit, sipas faturës së gjeneruar.

f) Pagesa e tarifës orare të trajnimit për pajisjen me Dëshmi, sipas faturës së gjeneruar.

g) Pagesa e tarifës për çdo riprovim, sipas faturës së gjeneruar, përpara zhvillimit të tij.

Vërtetimi i aplikimit për Trajnim dhe Testim është i vlefshëm për 6 muaj nga data e lëshimit. Brenda këtij afati, aplikanti ka të drejtë të marrë pjesë në testim deri në 5 herë.

Dëshmia e Taksistit është e vlefshme për 5 vjet nga data e lëshimit, në përputhje me përcaktimet e Kodit Rrugor.

Organizimi i trajnimit

  • Trajnimi për pajisjen me “Dëshmi Taksisti” organizohet nga DPSHTRR dhe zhvillohet në sallat e trajnimit të DPSHTRR-së dhe DRSHTRR-ve të përcaktuara për këtë qëllim.

    Trajnimi zhvillohet në një nga format e mëposhtme:

    a) Me pjesëmarrje fizike, (deri në mundësimin e trajnimit në distancë).

    b) në distancë - (online), (sapo të përgatitet moduli përkatës në sistem).

    Trajnimi është i detyrueshëm, zhvillohet sipas programit të miratuar dhe zgjat 12 orë.

    Trajnimi me pjesëmarrje fizike zhvillohet në grupe, çdo të martë dhe të mërkurë të javës së parë dhe të fundit të muajit, sipas datave të miratuara nga Drejtoria e Drejtuesve të Mjeteve.

    Trajnimi konsiderohet i përfunduar vetëm pas ndjekjes së plotë të programit të detyrueshëm.

    Testimi teorik për pajisjen me “Dëshmi Taksisti”:

    • Testimi teorik për pajisjen me “Dëshmi Taksisti” organizohet dhe zhvillohet pranë DRSHTRR-ve të përcaktuara për këtë qëllim.

    • Testimi për pajisjen me “Dëshmi Taksisti” zhvillohet nga e hëna në të premte, gjatë orarit zyrtar të punës.

    Tarifat

    • Tarifa e regjistrimit për provën e kontrollit të njohurive teorike: 500 lekë.

    • Tarifa e trajnimit të detyrueshëm (12 orë × 400 lekë/orë): 4,800 lekë.

    • Tarifa për pajisjen me “Dëshmi Taksisti”: 3,500 lekë.

    Nëse kandidati nuk shpallet fitues për riprovimin e njohurive teorike, tarifa për ristestim është 400 lekë.