Trajnimi ka si objektiv kryesor sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve në lidhje me rreziqet që vijnë nga transporti i materialeve të rrezikshme dhe t'u sigurojë atyre trajnimin thelbësor dhe informacionin bazë. në mënyrë që të minimizohet probabiliteti i një aksidenti ose incidenti që mund të ndodhë, dhe nëse do të ndodhë, për t'i trajnuar këta drejtues mjetesh, në mënyrë që të mund të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e tyre, të palëve të treta dhe mjedisit.
Mund të aplikojnë kandidatët ka mbushur moshën 21 vjeç dhe ka drejtuar, të paktën për një vit, një mjet me masë maksimale që i kalon 3,5 tonë;
Pajisja për herë të parë me këtë Certifikatë në DRSHTRR-në që ka në juridiksion vendbanimin e aplikuesit, me këto dokumente me vete:
- Dokument identifikimi
- Leja e Drejtimit e vlefshme (kategoria C1 mbi 1 vit);
Tarifat
Tarifa e regjistrimit - 500 lekë;
Tarifa e trajnimit për kursin bazë - 400 lekë/ora (19 orë);
Tarifa e trajnimit për kursin special (cisterna) - 400 lekë/ora (13 orë);
Tarifa e trajnimit për kursin special (klasa 1 lëndë shpërthyese) - 400 lekë/ora (8 orë);
Kandidati ka të drejtë të regjistrohet:
- Për kursin bazë
- Për kurs bazë dhe një nga kurset speciale që dëshiron të ndjekë:
- me cisterna.
- e materialeve dhe objekteve shpërthyese të Klasës 1;
Një kandidat nuk mund të aplikojë për dy kurse speciale në të njëjtën kohë.
Për t'u pajisur me certifikatë kandidati duhet të kryejë trajnimin e detyrueshëm dhe testimin e kursit për të cilin ka aplikuar.
Tarifa e riprovimit është 600 lekë.
Autorizimi ka vlefshmëri 1 vjeçare me të drejtën për të dhënë provimin 3 herë.
Tarifa për pajisjen me certifikatë është 3,500 lekë.
Çdo qytetar i cili është me vendbanim në Tiranë, regjistrimin për herë të parë si dhe aplikimi për rinovimin për Certifikatë Trajnimi të Drejtuesit të Mjetit ADR kryhet në Ish NShrak