Pajisja me Leje Drejtimi për Kategorinë C1-C-D1-D

You are here

Kushtet për pajisjen me Leje Drejtimi për kategorinë C1-C-D1-D

Mosha minimale:

  • 19 vjeç për marrjen e kategorisë C1 (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë B);
  • 21 vjeç për marrjen e kategorisë C (të paktën 3 vjet Leje Drejtimi të kategorisë B);
  • 21 vjeç për marrjen e kategorisë D1 (të paktën 3 vjet Leje Drejtimi të kategorisë B);
  • 22 vjeç për marrjen e kategorisë D1 (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë C);
  • 24 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë D (të paktën 3 vjet Leje Drejtimi të kategorisë B);
  • 24 vjeç për marrjen e kategorisë D (të paktën 3 vjet Leje Drejtimi të kategorisë C).

Afati maksimal i vlefshmërisë: 5 vjet për persona deri në moshën 70 vjeç.
Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorisë C lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave me ngarkesë të plotë nuk është më shumë se 20 tonë. 
Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorive D1 ose D lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve për të cilat kërkohet pajisja me Leje Drejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.

Procedura:

  • Regjistrim në autoshkollë të licencuar;
  • Ndjekje e programit të miratuar;
  • Marrja e lejes së drejtimit bëhet me provim teorie dhe provë praktike.

Mjetet që mund të drejtohen

Kategoria e Lejes së Drejtimit

Lloji i mjetit

Specifikime teknike / kufizime

C1

Automjete transporti (mallrash / përdorim i përgjithshëm)

Masa maksimale e autorizuar > 3500 kg dhe ≤ 7500 kg

Deri në 8 pasagjerë (pa përfshirë drejtuesin)

Automjet + rimorkio

Rimorkio ≤ 750 kg

Autokampe

Të përfshira në këtë kategori

C

Automjete transporti (mallrash)

Masa maksimale e autorizuar > 3500 kg (pa kufi të sipërm)

Deri në 8 pasagjerë (pa përfshirë drejtuesin)

Automjet + rimorkio

Rimorkio ≤ 750 kg

D1

Automjete për transport pasagjerësh

Deri në 16 pasagjerë (pa përfshirë drejtuesin)

Gjatësia maksimale ≤ 8 m

Automjet + rimorkio

Rimorkio ≤ 750 kg

D

Automjete për transport pasagjerësh

Më shumë se 8 pasagjerë (pa përfshirë drejtuesin)

Automjet + rimorkio

Rimorkio ≤ 750 kg

 

Regjistrimi për përgatitjen teorike dhe për provimin e teorisë

Për regjistrimin e kandidatit për përgatitjen teorike dhe për provimin e teorisë ndiqen këto hapa:

Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së përkatëse dhe dorëzon dokumentet për regjistrim të kandidatit si vijon:

  • Kërkesën për kryerje shërbimi;
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm; (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qendrimi të vlefshme);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti me fotografi, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • faturën e fiskalizuar që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit.

Pagesa e shërbimit - 2,000 lekë.

DRSHTRR, lëshon “LEJE” mod. DD/T për regjistrim të kandidatit dhe për provën e teorisë, me afat vlefshmërie 6 muaj.

Pagesa e riprovimit - 1,200 lekë.

Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi. 

Provimi i teorisë

Provimi i teorisë është i informatizuar dhe zhvillohet si vijon:

Kalimi i kategorisë

Numri i pyetjeve

Gabimet e lejuara

Koha maksimale

Nga B → C1, C

40

4

40 minuta

Nga B → D1, D

40

4

40 minuta

Nga C → D1, D

10

1

10 minuta

Nga D → C1, C

10

1

10 minuta

 

Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati janë:

  • dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
  • “LEJE”, model DD/T, të vlefshme (lejohet deri në 5 teste, minimumi 5 ditë ndërmjet testeve).

 

Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes (prova praktike)

Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DPSHTRR dhe dorëzon:

fotokopje të dokumentit të identifikimit të kandidatit (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);

faturën e fiskalizuar që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit për shërbimin.

Pagesa e shërbimit – 3,500 lekë. 

DRSHTRR, lëshon “AUTORIZIM” model DD/P për regjistrim të kandidatit dhe për provën e praktikës, me afat vlefshmërie 6 muaj.

Pagesa e riprovimit – 2,800 lekë.

Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi. 

Prova e aftësive drejtuese e të sjelljes (prova praktike)

Kandidati paraqitet pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës dhe me mjetin e marrjes në prova me dokumentet:

  • dokument identifikimi të vlefshëm;
  • “AUTORIZIM” model DD/P të vlefshëm (lejohet deri në 5 prova, minimumi 5 ditë ndërmjet provave).

Zhvillimi i provës praktike

  • Kohëzgjatja: 45 minuta;
  • Provimi zhvillohet sipas Udhëzimit të MIE nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

 

Njëvlefshmëria e lejeve të drejtimit sipas kategorive

Lejedrejtimi që zotëron E vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë Kushtet / Shënime
Të gjitha kategoritë AM -
A2 A1 -
A A1, A2 -
B A1, B1; motomjete me tri rrota (>15 kW) Vetëm në territorin kombëtar, mosha ≥ 21 vjeç për A1 dhe mjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor
BE / B (kodi 96) B -
C1 B -
C C1, B -
D1 B -
D D1, B -
CE C1E, BE -
CE DE Vetëm nëse zotëron edhe kategorinë D
DE D1E, BE -
C1E / CE / D1E / DE BE -
Rregull shtesë Çdo leje drejtimi për mjete me kuti shpejtësie manuale është e vlefshme edhe për mjete me kuti automatike; e kundërta jo.