Humbje, Vjedhje ose Shkatërrim

You are here

Error message

  • Deprecated function: TYPO3\PharStreamWrapper\Manager::initialize(): Implicitly marking parameter $resolver as nullable is deprecated, the explicit nullable type must be used instead in include_once() (line 19 of includes/file.phar.inc).
  • Deprecated function: TYPO3\PharStreamWrapper\Manager::initialize(): Implicitly marking parameter $collection as nullable is deprecated, the explicit nullable type must be used instead in include_once() (line 19 of includes/file.phar.inc).
  • Deprecated function: TYPO3\PharStreamWrapper\Manager::__construct(): Implicitly marking parameter $resolver as nullable is deprecated, the explicit nullable type must be used instead in include_once() (line 19 of includes/file.phar.inc).
  • Deprecated function: TYPO3\PharStreamWrapper\Manager::__construct(): Implicitly marking parameter $collection as nullable is deprecated, the explicit nullable type must be used instead in include_once() (line 19 of includes/file.phar.inc).

Paraqitja dhe dokumentacioni

Qytetari paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR), plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet si më poshtë:

  • Dokument identifikimi i vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti që vërteton aftësinë shëndetësore për drejtimin e mjetit rrugor për kategorinë përkatëse, e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (vetëm në rastet kur kërkohet vlefshmëri e re e lejes së drejtimit).
  • Vërtetim denoncimi nga e-Albania.
  • Fotografia 4 × 5 cm dorëzohet vetëm nëse qytetari kërkon të pajiset me “Kopje përmbledhëse të lejes së drejtimit”, për qarkullim të përkohshëm deri në momentin e pajisjes me dokumentin e lejes se drejtimit. 

Sqarim:

Për qytetarët që kërkojnë të kryejnë procedurat e rinovimit të lejes së drejtimit në Tiranë, shërbimi mund të merret përkatësisht:

  • Me rezervim online, pranë zyrave te ish NSHRAK;
  • Pranë zyrave të DRSHTRR-së në Kashar;
  • Pranë zyrave të shërbimit në Kombinat;
  • Pranë zyrave të shërbimit në Kamëz.

Për rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejes së drejtimit, modeli i lëshuar nga data 24.01.2017, qytetari mund të aplikojë për pajisjen me dublikatin e lejes së drejtimit. Në këtë rast nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore.

Marrja e fotos dhe shkrimit

Aplikantit:

  • i merret fotografia digjitale;
  • i merret shkrimi elektronik (emër dhe mbiemër) në pajisjen elektronike.

Këto të dhëna pasqyrohen në lejen e drejtimit.

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi: 4500 lekë.

Shënim:

  • Për personat me moshë ≥ 65 vjeç: 2,000 lekë;
  • Për personat me sëmundje të veçanta / me aftësi të kufizuara (leje drejtimi e posacme): 2,000 lekë.

Tarifa e pajisjes me dublikatë të lejes së drejtimit: 3500 lekë.

Shënim:

  • Dublikatë lejedrejtimi për rastet kur personi ka kategorinë B dhe vlefshmëria e lejes së drejtimit del më pak se  5 vjet: 2,000 lekë;
  • Dublikatë lejedrejtimi për personat me sëmundje të veçanta / me aftësi të kufizuara (leje drejtimi e posacme): 2,000 lekë.

Tarifë për transferim dosje:

1,000 lekë (vetëm në rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR tjetër nga vendbanimi).

 

Tërheqja e lejes së drejtimit

Qytetari paraqitet me dokument identifikimi të vlefshëm pranë DRSHTRR-së ku ka kryer aplikimin për të tërhequr lejen e drejtimit.

Afatet e tërheqjes:

  • Brenda ditës, për DRSHTRR Tiranë, pranë zyrave të shërbimit tek ish-Nisharak.
  • Brenda 3 (tre) ditëve (pune), për DRSHTRR-të e tjera.

Kush mund ta tërheqë lejen e drejtimit?

  • Vetë mbajtësi i lejes së drejtimit;
  • Personi i autorizuar sipas deklaratës mod. DPD, të nënshkruar nga zotëruesi i lejes së drejtimit në momentin e aplikimit;
  • Personi i pajisur me prokurë të posaçme.

Dokumentet që duhet të paraqesë personi i autorizuar:

  • Kopje të deklaratës mod. DPD ose prokurë të posaçme;
  • Dokument identifikimi të vlefshëm.