Rimarrja pas Humbjes Totale të Pikëve ose për Heqje të saj

You are here

Sistemi i pikëve dhe rifitimi i Lejes së Drejtimit

Çdo drejtues mjeti pajiset fillimisht me 20 pikë në momentin e marrjes së Lejes së Drejtimit.

Zbritja e pikëve për shkeljet e rregullave të qarkullimit përcaktohet në “Tabelën e pikëve për shkeljen e normave të sjelljes”, miratuar me VKM nr. 778, datë 15.12.2021.

Kursi dhe provimi i kualifikimit

Për rifitimin e pikëve dhe të drejtës për drejtim mjeti, drejtuesi i nënshtrohet një kursi përgatitor 6-ditor në autoshkollë dhe më pas provimit të kualifikimit pranë DRSHTRR-së përkatëse.

Provimi i kualifikimit përbëhet nga:

  • Provim teorik
    Pyetjet përzgjidhen nga Kapitulli 5, “Normat e sjelljes”, të Kodit Rrugor.

  • Vlerësim praktik
    Kryhet nga një komision me 3 anëtarë, të cilët vlerësojnë sjelljen e drejtuesit gjatë drejtimit të mjetit në situata të ndryshme.

Procedura e aplikimit

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet në DRSHTRR dhe dorëzon:

  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit, të vlefshëm
  • Certifikatë mjekësore me fotografi
    • e lëshuar pas përfundimit të afatit të pezullimit;
    • jo më e hershme se 6 muaj nga data e regjistrimit;
  • Dokument pagese për “Vërtetim aplikimi”
    • tarifa: 5,000 lekë

 Pajisja me “Vërtetim aplikimi”

  • DRSHTRR lëshon dokumentin që lejon aplikantin të paraqitet në provimin e kualifikimit.
  • Ky vërtetim është i vlefshëm vetëm për një provim kualifikimi.

Në rast se aplikanti nuk e fiton provimin:

  • Regjistrohet në autoshkollë nga e para për kryerjen e kursit përgatitor 6-ditor;
  • pajiset me vërtetim aplikimi të ri (me pagesë);
  • rifillon përgatitjen në autoshkollë;
  • ndjek programin përgatitor prej 6 ditësh.

 Rifitimi i pikëve

Pas kalimit me sukses të provimit të kualifikimit:

  • drejtuesi rifiton 20 pikët;
  • rifiton të drejtën për të marrë sërish Lejen e Drejtimit.

Statusi i Lejes së Drejtimit

  • DRSHTRR informon aplikantin nëse dokumenti është kthyer nga organet e Policisë.
  • Nëse ndodhet në DRSHTRR, leja e drejtimit i dorëzohet qytetarit.