Rimarrja e Lejes së Drejtimit pas Anulimit të saj për Arsye të Zëvëndësimit me një Lejedrejtimi të Lëshuar nga një Shtet i Huaj

You are here

Paraqitja e kërkesës për Rimarrjen e lejes së drejtimit shqiptare pas anulimit të saj për arsye të zëvëndësimit me leje drejtimi të huaj

Dokumentacioni

Aplikanti, i cili zotëron një leje drejtimi të huaj (edhe jashtë afatit të vlefshmërisë), të marrë si rezultat i zëvendësimit të leje drejtimit shqiptare (i evidentuar me kodin 70 në pjesën e pasme të leje drejtimit të huaj), paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • Deklaratë për marrjen e përgjegjësisë administrative sipas modelit të miratuar;
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit;
  • Fotokopje e lejedrejtimit të huaj e njehsuar me origjinalin nga noteri dhe e shoqëruar me përkthim të certifikuar.

Verifikimi i lejedrejtimit të huaj

  • Vlefshmëria e lejedrejtimit verifikohet nga autoritetet përkatëse.
  • Pas verifikimit, aplikanti njoftohet për vijimin e procedurës.

Tarifa: 4,000 lekë.

Aplikimi për pajisje me leje drejtimi shqiptare

Paraqitja dhe dokumentacioni

Qytetari paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku ka paraqitur kërkesën për rimarrje leje drejtimi dhe dorëzon dokumentet e mëposhtme:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • Lejen e drejtimit të huaj.

Tarifa: 4,500 lekë;

Marrja e fotos dhe shkrimit

Aplikantit i merret fotografia digjitale dhe shkrimi elektronik (emër dhe mbiemër) në pajisjen elektronike. Këto të dhëna pasqyrohen në lejen e drejtimit.

Tërheqja e lejes së drejtimit

Tërheqja e lejes së drejtimit bëhet pranë DRSHTRR-së ku bëhet aplikimi.

  • DRSHTRR Tiranë: brenda ditës;
  • DRSHTRR të tjera: brenda 3 ditëve (pune).