Rimarrja e Lejes së Drejtimit pas Anulimit të saj për Arsye Psiko-Fizike

You are here

Pajisja me Leje Drejtimi Ndërkombëtare

Personi i interesuar për t’u pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të çdo DRSHTRR dhe dorëzon:

  • Lejen e drejtimit kombëtare të vlefshme (verifikohet dhe i kthehet qytetarit);
  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
  • 1 (një) fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm.

Leja e drejtimit ndërkombëtare lëshohet menjëherë pranë sportelit të shërbimit.

Tarifa 1,000 lekë

Afati i vlefshmërisë

  • Afati i vlefshmërisë është 3 vjet;
  • Nëse leja e drejtimit kombëtare ka afat më të shkurtër, atëherë leja ndërkombëtare lëshohet me të njëjtin afat vlefshmërie (kjo vlen edhe për afatin e vlefshmërisë së çdo kategorie).

Kujdes

Leja e drejtimit ndërkombëtare:

  • Nuk është e vlefshme për qarkullim në Republikën e Shqipërisë, nëse mbajtësi ka vendosur vendbanimin në Shqipëri për më shumë se 1 vit;
  • Është e vlefshme vetëm në shtetet që janë palë në Konventën e Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor” (1968), e amenduar, dhe duhet të shoqërohet gjithmonë me Lejen e Drejtimit Kombëtare;
  • Nuk përjashton mbajtësin nga respektimi i ligjeve të vendit ku qarkullon;
  • Pushon së qenuri e vlefshme në një shtet, nëse mbajtësi vendos vendbanimin e zakonshëm në atë shtet.

Shënim

Për informacion të detajuar mbi drejtimin e mjeteve në shtete që nuk janë pjesë e Konventës së Vjenës (1968), rekomandohet konsultimi me:

  • Faqen zyrtare të shtetit përkatës;

ose

  • përfaqësinë diplomatike të atij shteti në Republikën e Shqipërisë.