Leje Drejtimi për Mjetet me Kuti Shpejtësie Automatike

You are here

Leja e drejtimit për mjete me kuti shpejtësie automatike bëhet  nëpërmjet provës praktike me mjet me kuti shpejtësie automatike dhe lejon drejtimin vetëm të mjeteve me kuti shpejtësie automatike.
Në leje drejtimi shënohet kodi 78, sipas standardeve të BE-së.

Programi i përgatitjes dhe provimet

Programi teorik dhe praktik, kohëzgjatja dhe procedurat e provimit janë të njëjta si për mjetet me kuti shpejtësie manuale, për kategorinë përkatëse.

Kalimi nga automatik në manual

Kalimi nga një kategori lejedrejtimi me kodin 78 në një kategori lejedrejtimi me kuti shpejtësie manuale, brenda së njëjtës kategori, bëhet në autoshkollë,nëpërmjet:

  • ndjekjes së kursit të përgatitjes praktike në autoshkollë;
  • zhvillimit të kursit me 11 seanca (minimumi 11 ditë);
  • dhënies së provës praktike pranë DRSHTRR-së.

Rregulla për kategoritë e motomjeteve (A1, A2, A)

Nëse fitoni njërën nga kategoritë A1, A2 ose A me kuti manuale:
automatikisht edhe kategoritë e tjera të këtij grupi vlejnë si manuale.

Rregulla për kategoritë B, C, D

Nëse zotëroni kategori B, C, D (ose nënkategori) me kodin 78 dhe fitoni një kategori me kuti manuale:

  • fitoni të drejtën për drejtim me kuti shpejtësie manuale për atë kategori;
  • kjo e drejtë shtrihet edhe për kategoritë më të ulëta.

Shënim: Kodi 78 në leje drejtimi tregon kufizimin për drejtimin vetëm të mjeteve me kuti shpejtësie automatike.