Rivlerësim i Lejes së Drejtimit

You are here

1. Rastet e rivlerësimit

Rivlerësimi i lejedrejtimit kryhet në rastet kur:

  • DRSHTRR/DPSHTRR ka dyshime mbi përmbushjen e kërkesave fizike ose psikike nga mbajtësi i lejedrejtimit;
  • kërkohet në bazë të vendimit të një organi kompetent;
  • rezulton nga vlerësimi i Komisionit Mjekësor.

Në këto raste, DRSHTRR/DPSHTRR mund të vendosë:

  • dërgimin e aplikantit për vizitë mjekësore pranë Komisionit Mjekësor; dhe/ose
  • detyrimin për t’iu nënshtruar provimit të aftësive (teorik dhe/ose praktik).

2. Paraqitja dhe dokumentacioni

Personi i interesuar paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të DRSHTRR-së sipas vendbanimit, plotëson kërkesën për kryerjen e shërbimit dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm
    (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
  • Certifikatë mjekësore me fotografi
    që vërteton aftësinë shëndetësore për drejtimin e mjetit rrugor për kategorinë përkatëse, e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • Vendimin përkatës sipas rastit, si më poshtë:
    • vendimin e Komisionit Mjekësor, në rastet e rivlerësimit për arsye psiko-fizike, në të cilin përcaktohet:
      • nëse aplikanti do t’i nënshtrohet provës teorike dhe/ose praktike; ose
      • pajisja me leje drejtimi pa prova;
    • vendimin e DRSHTRR-së për rivlerësim, në rastet kur lindin dyshime mbi aftësinë e drejtimit;
    • vendimin e organit kompetent, në rastet e anulimit të lejedrejtimit;
  • Dokumentin e pagesës përkatëse.

3. Vendimmarrja pas vlerësimit mjekësor

Në përfundim të vlerësimit mjekësor, Komisioni Mjekësor njofton DRSHTRR-në për rezultatin, me qëllim marrjen e masave përkatëse, përfshirë:

  • pezullimin e përkohshëm të lejedrejtimit;
  • tërheqjen e lejedrejtimit;
  • ose vijimin e procedurës për rivlerësim dhe pajisje sipas rastit.

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”